MIA Flesh
- - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski më 20 janar në Uashington do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Tramp. Siç informojnë nga Qeveria për MIA-n, Micksoki më 20 janar do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” e cila do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Tramp Media dhe Rumple. Është paralajmëruar se gjatë qëndrimit në Uashington, kryeministri i Maqedonisë do të takohet me Hauard Lutnik, bashkëkryesues i ekipit për tranziciont të presidentit Donald Tramp dhe ministër i Tregtisë, Devin Nunes, kryesues me trupin këshillues për inteligjencë të Presidentit Donald Tramp dhe drejtor ekzekutiv i "Trump Media Corporation" dhe me drejtorin ekzekutiv të "Rambëll" Kris Pavlovski. Nga Qeveria theksojnë se janë të mundshme edhe takime të tjera.
- Post By Fitore Curri
- 11:45, 10 janar, 2025
12:00/ 10 janar/ 2025
Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski më 20 janar në Uashington do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Tramp. Siç informojnë nga Qeveria për MIA-n, Micksoki më 20 janar do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” e cila do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Tramp Media dhe Rumple. Është paralajmëruar se gjatë qëndrimit në Uashington, kryeministri i Maqedonisë do të takohet me Hauard Lutnik, bashkëkryesues i ekipit për tranziciont të presidentit Donald Tramp dhe ministër i Tregtisë, Devin Nunes, kryesues me trupin këshillues për inteligjencë të Presidentit Donald Tramp dhe drejtor ekzekutiv i "Trump Media Corporation" dhe me drejtorin ekzekutiv të "Rambëll" Kris Pavlovski. Nga Qeveria theksojnë se janë të mundshme edhe takime të tjera.
Shkup - Shkupi pas disa ditëve të kaluar mes 10 qyteteve më të ndotura në botë, sot në mëngjes shënon rënie në listë. Sipas tabelës në platformën për matjen e ndotjes së ajrit "Aj kju air", në orën 9:15 kryeqyteti ndodhet në vendin e 57-të në botë. Vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM paraqet 63 njësi në Shkup dhe është në kategorinë e shënuar me fushë tëv erdhë si nivel i matur i ndotjes. Qytetet më të ndotura në nivel global janë Delhi në Indi, Kajro në Egjipt dhe Mumbai njejtë në Indi. Në Evropë, sot Bukureshti ka ajër më të ndotur dhe është në vendin e 16-të mee vlerë prej 134 njësive, shumë para Milanos në Itali, i cili është në vendin e 39-të (81) dhe Kievit në vendin e 41-të.
Shkup - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se janë regjistruar 1.857 thirrje në numrin e vetëm të urgjencës 112 gjatë 24 orëve të fundit ku gjysma (55,90 për qind) kanë qenë “reale”, ndërsa 44,10 për qind për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. "Drejt policisë ka pasur 69,16 për qind të thirrjeve, në Qendrën urgjente 25,65 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 1,73 për qind të thirrjeve reale në numrin 112 të QMK-së. Ndryshe, ka pasur 830 thirrje emergjente në numrin 112 në QMK. Të gjithë ato kanë qenë mjet i pranimit, përpunimit në QMK, si dhe koordinimit të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e tyre me institucionet dhe shërbimet në Sistemin për menaxhim me kriza", kumtoi paraditen e sotme QMK-ja. Zjarre në qiell të hapur në 24 orët e fundit ka pasur në zona të hapura dhe janë shuar.
Shkup – Kemi dy lajme të mira, i pari është se përfundimisht do të vendosët linjë e drejtpërdrejtë nga Shkupi deri në Amsterdam, që është mundësi e madhe për turizmin, duke pasur parasysh se Maqedonia është destinacion i famshëm për holandezët. Dhe lajmi më i ri është se kompania ajrore Izixhet formalisht parashtroi dokumente në ministri për Shkup – Paris deri në aeroportin “Orli”, i cili është më afër qendrës së Parisit, paralajmëroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Siç bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Transportit, ai potencoi se në periudhën e ardhshme pritet të konfirmohen edhe 3-4 destinacione deri te të cilat do të fluturohet nga aeroportet e Maqedonisë së Veriut.
Shkup – Temperaturë më e ulët – 2 mëngjesin e sotëm është matur në Berovë, përderisa me 8 gradë Celsius më ngrohtë është në Gjevgjeli. Në Kodër të Diellit dhe në Kriva Pallankë 0 gradë, 1 në Vinicë, 3 gradë në Manastir dhe Llazaropolë, 4 Shtip, Tetovë, Krushevë, Kavadar, Kumanovë dhe Hanet e Mavrovës, 5 Shkup – Zajçev Rid, Ohër, Prilep dhe Demir Kapi, 6 Shkup – Petrovec, Strumicë, Veles dhe 7 gradë në Pretor. DPHM informon se shtresa e borës në orën 7 është 38 centimetra në Kodër të Diellit dhe 23 në Hanet e Mavrovës.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zëvendëssekretarin e shtetit amerikan për menaxhimin dhe resurset, Riçard R. Verma. Presidentja Osmani ka shkruar: Lajm i shkëlqyeshëm për Republikën e Kosovës! Pas propozimit që i kam dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si presidente e Republikës qysh në vitin 2021, pastaj rikonfirmuar në qershor të vitit 2022 nëpërmjet notës verbale si dhe në takimin me Sekretarin Blinken në korrik 2022, si dhe pas një pune të jashtëzakonshme të ekipeve tona përgjatë viteve të kaluara, sot në takim me zëvendëssekretarin amerikan Riçard Verma m'u konfirmua se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik.
Bruksel - Komisionerja Evropiane për zgjerim Marta Kos paralajmëroi se në muajt e ardhshëm në agjendë do të ketë shumë vendime të rëndësishme për zgjerimin e Bashkimit Evropian. "Shumë vendime të rëndësishme për zgjerimin e BE-së do të jenë në agjendën tonë në muajt e ardhshëm, ndërsa presidenca polake me Këshillin e BE-së ka ambicie të mëdha. Le të punojmë së bashku për të ndërtuar një Union më të fortë dhe më të bashkuar për të ruajtur paqen, lirinë dhe sigurinë në kontinentin tonë”, shkroi Kos në platformën Iks.
Berlin - Të paktën 3.3 milionë njerëz në Gjermani kanë punuar ilegalisht vitin e kaluar, bën të ditur Instituti ekonomik gjerman. Sipas hulumtimit të Institutit, 7.5 për qind e burrave dhe 3.5 për qind e grave të anketuara kanë punuar pa paguar taksa në dymbëdhjetë muajt e fundit. Të rinjtë më shumë i drejtohen punës së paligjshme se sa të moshuarit. "Anketa e kompanive tregon se puna e padeklaruar u kushton kompanive mesatarisht pesë për qind të qarkullimit të tyre. Kjo korrespondon me një qarkullim prej rreth 300 miliardë euro në vit që kompanitë po humbin", thekson Instituti.
Moskë - Kremlini sot kumtoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është i hapur për bisedime me Donald Trampin pa parakushte, pasi presidenti i sapozgjedhur amerikan deklaroi se është duke u organizuar takimi mes të dyve. "Presidenti ka theksuar vazhdimisht hapjen e tij ndaj kontakteve me liderët ndërkombëtarë, duke përfshirë presidentin amerikan, përfshirë Donald Trampin”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai shtoi se Kremlini e përshëndet "gatishmërinë e Trampit për të zgjidhur problemet përmes dialogut"
Tokio - Të paktën tetë persona u plagosën pas sulmit të sotëm me çekan në një universitet në Tokio, publikuan mediat lokale. Rreth orës 16:00 me orën lokale, lëndime të shumta u raportuan në kampusin Tama të Universitetit Hosei në Maçida, Tokio, kumtoi policia dhe burime të tjera. Besohet se të paktën tetë persona janë lënduar, por të gjithë janë në vetëdije, thuhet në raportin.
Uashington – Nënpresidentja e SHBA-së, Kamalla Haris e anuloi vizitën e planifikuar në Gjermani dhe vende të tjera për shkak të zjarreve në rajonin e Los Anxhelosit, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Harisi më 17 janar duhej ta vizitonte bazën ajrore amerikane Spangdalem në Gjermani, ndërsa pastaj edhe bazat ushtarake amerikane në Singapor dhe Bahrein. Ato do të ishin udhëtimet e saja të fundit si nënpresidente e SHBA-së. “Për shkak të zjarreve në zonën e Los Anxhelosit, Harisi vendosi të qëndrojë në SHBA që të marrë pjesë në përpjekjet e qeverisë për ofrimin e ndihmës në zonat e prekura”, bëhet e ditur në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.
Los Anxhelos - Më shumë se 10.000 objekte janë shkatërruar nga zjarret në zonën e Los Anxhelosit gjatë tre ditëve të fundit, thanë autoritetet. Sipas vlerësimeve të kompanisë, dëmi mund të arrijë deri në 150 miliardë dollarë, informon Bi-Bi-Si. Banorët të cilët u evakuuan nga zonat e prekura nga zjarret janë kthyer aty, por shumicës prej tyre shtëpitë u janë djegur deri në themel. Kompania AccyWEather pothuajse e ka trefishuar vlerësimin e saj paraprak të dëmit total nga zjarret në Kaliforni në vetëm 24 orë. Sipas vlerësimeve të fundit, dëmi mund të jetë deri në 150 miliardë dollarë, ndërsa vlerësimi fillestar i dëmit ka qenë 57 miliardë dollarë.
Mançester - Mançester Junajtedi i është bashkuar garës për nënshkrimin e Hviça Kvarachelias. Sipas "Ekip", ideja e "Djajve të kuq" është që t'i ofrojnë Napolit një shkëmbim ku do ta merrnin gjeorgjianin, ndërsa Markus Rashford do të shkonte në Napoli. Rashford me gjasë nuk do të qëndrojë në "Old Traford", por ende është e paqartë nëse do të gjendet blerës për të në janar apo ndarja do të ndodhë në verë kur dhe i skadon kontrata. Ndër kandidatët për reprezentuesin anglez janë Milani, Komo dhe Uest Hemi, por të gjithë ata do të kishin problem me pagën e tij të madhe. Me Kvarachelian situata është më ndryshe. Ai është i lidhur me Napolin deri në vitin 2027, por qartë e ka bërë të ditur se nuk dëshiron përsëri të firmos dhe tashmë klubi gjendet para detyrës për ta shitur për më shumë para. Tashmë janë duke u zhvilluar negociata me Pari Sen Zhermenin, ndërsa shuma e përmendur është 80 milionë euro.