• e premte, 10 janar 2025
MIA FLESH

09:00/ 10 janar/ 2025 

Shkup  - Kuvendi sot do të fillojë seancën e 29-të ku në rend dite janë pesë interpelanca. Katër interpelanca janë dorëzuar nga deputetët e Frontit Evropian kundër punës së zëvendëskryeministrave Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, ministrit për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësit të tij Astrit Iseni nga LD. Interpelanca e pestë është dorëzuar nga Partia E Majta për punën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti.

Shkup - Në Kuvend sot do të mbahet mbledhje konstituive e Klubit të deputeteve.

Shkup – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës në disa lugina. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë shi të kohëpaskohshëm lokal, ndërsa në malet më të larta borë e dobët. 

Zhelinë - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot do ta vizitojë Zhelinën, me çka do të hapë zyrë të re të Shërbimeve Administrative të MPB-së.

Kiev – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi se në takimin e djeshëm të Grupit të kontaktit për mbrojte të Ukrainës, që u mbajt në bazën ajrore amerikane Ramshtajn, Gjermani, aleatët perëndimorë premtuan ndihmë ushtarake shtesë. 

Los Anxhelos - Banorët e zonës më të gjerë të Los Anxhelosit gabimisht kanë pranuar një alarm evakuimi në telefonat e tyre dje pasdite sipas orës lokale.

Helsinki – Qeveria e Finlandës njoftoi se ka për qëllim ta vazhdojë mbylljen e kufirit me Rusinë, duke e vazhduar rëndësinë e ligjit të përkohshëm kontrovers i cili u lejon kufitarëve të mos lejojnë hyrjen e azilkërkuesve në Finlandë nën kushte të caktuara. 

Uashington  - Administrata e presidentit amerikan, Xhozef Bajden ka bllokuar përkohësisht marrëveshjen për pranimin e fajit për organizatorin e akuzuar të sulmeve të 11 shtatorit 2001, Kalid Sheik Mohamed gjë që do ta kursente atë nga rreziku i dënimit me vdekje për sulmet ndaj Al Kaedës kundër SHBA-së.

Uashington - Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump deklaroi se lideri rus Vladimir Putin dëshiron të takohen dhe se një takim mes të dyve është duke u organizuar. Ai e bëri deklaratën mbrëmë, vetëm një javë e gjysmë para se të merrte detyrën, pas premtimeve gjatë fushatës së tij për të sjellë paqe në Ukrainë, e cila është nën pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022.

Otava - Kryeministri kanadez Xhastin Trudo tha se komentet e presidentit të sapozgjedhur amerikan për aneksimin e mundshëm të Kanadasë janë një taktikë që synon të largojë vëmendjen e njerëzve nga ndikimi i tarifave që Donald Tramp ka paralajmëruar se ka qëllim t'i vendos.

Uashington  – Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së votoi mbrëmë për vendosje të sanksioneve ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) në shenjë proteste për shkak të dhënies së urdhrave për arrestim të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish ministrit të tij të mbrojtjes për shkak të fushatës së Izraelit në Gazë. 

Uashington - Gjykata supreme e SHBA-së sot do të shqiptojë aktvendimin për presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Tramp për çështjen me pagesën e parave ndaj aktores pornografike Stormi Daniesl për të heshtur për aferën e supozuar me të.

Uashington -  Prodhuesi amerikan i aeroplanëve Boing dhuron një milion dollarë për ceremoninë e inaugurimit të Donald Trampit si president i SHBA-së, deklaroi zëdhënësi i kompanisë.

Uashington – Të paktën dhjetë persona humbën jetën në zjarret pyjore në Los Anxhelos, njoftoi Departamenti për Hetime Mjekësore në qarkun Los Anxhelos. 

Los Anxhelos - Sipas vlerësimit të kompanisë shumëkombëshe amerikane për shërbime financiare "Xhej Pi Morgan" (JP Morgan), humbjet ekonomike nga zjarret pyjore në qarkun e Los Anxhelos me shumë gjasa janë dyfishuar në 24 orët e fundit dhe tani arrijnë afër 50 miliardë dollarë.

Xheda - Tifozët duhet të presin një ndeshje të “paparashikueshme” kur Real Madridi do të përballet me Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën, deklaroi trajneri i Los blankos, Karlo Ançeloti, pasi ekipi i tij eliminoi Majorkën në gjysmëfinale.

QËNDRONI TË LIDHUR