MIA Flesh
- Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili sot në Parkun e Revolucionit në Koçan merr pjesë në shënimin e përvjetorit nga zjarri tragjik në diskotekën “Puls”, dërgoi porosi që kujtimi për të ndjerët të mbetet i përjetshëm, ndërsa humanizmi dhe unitetit ynë i përbashkët qoftë forcë e cila do të na çojë përpara.
- Post By Sara Ademi
- 14:52, 16 mars, 2026
15:00/ 16 mars/ 2026
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili sot në Parkun e Revolucionit në Koçan merr pjesë në shënimin e përvjetorit nga zjarri tragjik në diskotekën “Puls”, dërgoi porosi që kujtimi për të ndjerët të mbetet i përjetshëm, ndërsa humanizmi dhe unitetit ynë i përbashkët qoftë forcë e cila do të na çojë përpara.
Shkup - Dy kandidatë janë paraqitur në konkursin publik për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbimeve Ujore dhe Shërbimeve për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Sipas informacioneve të MIA-s, në konkurs janë paraqitur Aco Ristov, ish-kryetar i komunës së Radovishit, dhe Shamil Rexhepi, i punësuar në KRRE.
Shkup - Çmimi i ri me pakicë i benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të vajit për ngrohje Ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nga mesnata do të shtrenjtohet për 7 denarë për litër, ndërsa EURODIZEL (D-E-V) shtrenjtohet për 6,5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 86,5 denarë për litër, 88,5 denarë do të kushtojë EUROSUPER BS-98, 92 denarë EURODIZEL (D-E-V) ndërsa 89,5 denarë vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1).
Tetovë - Gjykimi për disa vepra penale që lidhen me ndërtimin e ndërtesës së re për nevojat e teatrit dhe bibliotekës së Tetovës, për të cilat akuzohen katër persona dhe një person juridik, në Gjykatën Themelore në Tetovë filloi nga fillimi, duke pasur parasysh se kanë kaluar 90 ditë nga fillimi i seancës kryesore. Avokatët mbrojtës të të pandehurve dhe prokurori ranë dakord që të reprodukohen procesverbalet e mëparshme, gjë që bëri të mundur vazhdimin e gjykimit.
Kumanovë - Policia ka arrestuar një banor të komunës Nagoriçanë i Vjetër për shkaktim zjarri në pronë të huaj, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. "Dje në orën 12:55, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria D.P. nga fshati Algunjë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër. Ai dyshohet se, në fshatin Çellopek, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, ka ndezur bar të thatë dhe hamullore dhe ka shkaktuar zjarr në një pronë në pronësi të G.S. (60) nga Kumanova, me ç'rast ishin djegur drunj"njoftoi MPB-ja.
Gostivar - Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot e promovoi asfaltimin e rrugës në Banjicë e Poshtme. "Sot erdhëm për të parë punimet tashmë të përfunduara në Banjicë të Poshtme në gjatësi prej 260 metrash. Rikonstruktimi i kësaj rruge ishte i domosdoshëm për shkak të gjendjes së mëparshme të saj. Tani rruga është ndërtuar sipas standardeve më të larta të ndërtimit dhe do t’u shërbejë banorëve të kësaj zone për qarkullim më të sigurt dhe më të lehtë", u shpreh Limani.
Koçan - Me instalimin e instalacionit simbolik "63 karrige të bardha - 63 jetë" në Parkun e Revolucionit dhe një aktivitet përkujtimor në Qendrën Kulturore "Agimet e Bardha", sot në Koçan u shënua përvjetori i zjarrit tragjik në diskotekën "Puls", në të cilin më 16 mars të vitit të kaluar humbën jetën 63 persona, ndërsa më shumë se 200 u lënduan.
Veles - Një banor i Çashkës i ka vënë flakën kashtës hamillores së tij, i cili u përhap në ambientet fqinje. Sipas Shërbimit të Sigurisë Publike të Velesit, nuk pati të lënduar. "Nëpunës policorë nga SPB Veles dje në orën 15:10 e privuan nga liria Zh.J. (36) nga Çashka. Ai dyshohet se rreth orës 12:00 në vendin e quajtur "Orizi" në zonën e fshatit Elovec, komuna e Çashkës, ka ndezur hamullore në bllokun e tij dhe ka shkaktuar zjarr i cili është përhapur dhe ka përfshirë barin e thatë në bllokun fqinj. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri është shuar vetë", njofton SPB Veles.
Athinë - Nuk po inicohet asnjë çështje në lidhje me përfshirjen e vendit tonë në operacionet në Ngushticën e Hormuzit, theksoi zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, në takimin e sotëm të rregullt me gazetarët, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Athina. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë do të bëjë Greqia në rast se BE-ja zgjeron Operacionin Aspides ("Mburoja") në Ngushticën e Hormuzit, Marinakis shpjegoi se operacioni konkret evropian "është i përcaktuar gjeografikisht në Detin e Kuq dhe nuk vlen për Ngushticën e Hormuzit".
Bruksel - Ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Zhozep Borrell, ka kritikuar ashpër udhëheqjen aktuale të Unionit, përfshirë kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe pasardhësen e saj Kaja Kalas, për mosmbrojtjen e mjaftueshme të ligjit ndërkombëtar në rastin e Iranit.
Londër - Kryeministri britanik Kir Starmer tha sot se Britania e Madhe nuk është e përgatitur të "tërhiqet në luftë" me Iranin "pa një plan daljeje". Starmer refuzoi të bashkohej me sulmin amerikano-izraelit ndaj Iranit, por u bashkua në mbrojtje kundër hakmarrjes iraniane kur u sulmuan bazat ushtarake britanike në Lindjen e Mesme.
Bagdad - Një milici shiite, aleate me Iranin pretendon se ka sulmuar një bazë ushtarake amerikane në Irak, me ç'rast janë vrarë gjashtë ushtarë amerikanë. Katër ushtarë të tjerë amerikanë u plagosën rëndë në sulmin me raketa në një bazë ushtarake në afërsi të aeroportit të Bagdadit, kumtoi sot milicia Saraja Avlija al-Dam. Ushtria amerikane nuk ka komentuar ende për incidentin.
Teheran - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi sot deklaroi se për Teheranin, çdo fund i luftës amerikano-izraelite me Iranin duhet të jetë përfundimtar. “Irani nuk ka kërkuar armëpushim dhe dëshiron të sigurojë që çdo përfundim i luftës me Izraelin dhe SHBA-në të jetë përfundimtar”, tha Aragçi, transmetohet nga agjencia iraniane SNN.