• e shtunë, 13 korrik 2024
MIA FLESH

12:00 / 12 korrik / 2024 

Shkup -  Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski ka zhvilluar disa takime dhe biseda bilaterale, kumtoi sot Pres shërbimi qeveritar. Ai u takua me nënsekretarin e Departamentit të shtetit për çështje politike Xhon Bas. Bashkëbiseduesit diskutuan për interesat strategjike të shtetit, përpjekjet e Maqedonisë së Veriut të cilat janë sinonim drejt përmbushjes së tyre, si dhe për integrimin dhe përparimin në rajon.

Shkup - Vala e të nxehtit dhe me temperatura të larta që e kapluan vendin ndikon negativisht në të gjitha kulturat bujqësore. Siç theksojnë agrometeorologët, megjithatë moti i thatë dhe i ngrohtë është i favorshëm për vjeljen e elbit e cila është drejt fundit si dhe për vjeljen e grurit e cila po vijon. 

Shkup - Këto janë një nga kushtet më të mira që mund të sigurohen dhe le të mendojnë qytetarët nëse dikush mund të marrë kushte të tilla nga ndonjë bankë, theksoi Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, duke folur për 500 milionë eurot që Maqedonia do të marrë si hua nga Hungaria.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi, bashkë me një delegacion qeveritar, të kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski, mori pjesë në Samitin e NATO-s, që u mbajt nga data 9 deri në datën 11, në Uashington. 

Negotinë - Helikopteri i armatës ka filluar intervenimin ndaj zjarrit në malin Serta ku këtë mëngjes në shuarjen e saj janë angazhuar një numër i madh i personave, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Mbrëmë vonë nga QMK-ja kumtuan se falë vendimit të djeshëm të Qeverisë me të cilin u zgjodh problemi disamujor me pilotët e aeroplanëve, rreth orës 10 helikopterit të armatës do t'i bashkohen dy ose tre Er traktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Strumicë - Sot në mëngjes ka filluar shuarja e zjarrit në malin Ograzhden, në territorin e Komunës së Novo Sellës në afërsi të kufirit bullgar, njofton drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov. "Për shkak se është terren i vështirë, një helikopter i policisë ka transferuar 10 zjarrfikës të Strumicës në afërsi të zjarrit për të filluar shuarjen nga toka, ndërsa helikopteri i policisë do të operojë nga ajri", tha Angellov. 

Athinë - Mundësia që Greqia të dërgojë në Ukrainë sisteme kundërraketore ose F-16 ose Patriot ose sistemin S-300, e ka hedhur poshtë plotësisht kryeministri grek Kirakos Micotakis gjatë konferencës për media në Uashington pas përfundimit të Samitit të NATO-s, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë - Greqia në këtë moment nuk do t'i zbulojë armët që i ka në dispozicion që të përgjigjet në instistimin eventual të udhëheqësisë së vendit fqinj për këtë taktikë, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis në konferencën për media në Uashington pas përfundimit të Samitit të NATO-s dhe i përsëriti qëndrimet e Qeverisë se është i nevojshëm respektim i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe kyç është përdorimi i emrit kushtetues edhe brenda vendit, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel, deklaroi se partneriteti i pakufizuar i Kinës me Rusinë dhe mbështetja ushtarake e Koresë së Veriut "e nxisin agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës" dhe e minojnë Kartën e KB-së. "Biseduam me aleatët e NATO-s dhe partnerët indo-paqësorë për sfidat tona të përbashkëta të sigurisë. Siguria jonë është e lidhur mes vete", shkroi Boreli në Iks (ish Tuiter). 

Bruksel - Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut se si përparon në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, njoftoi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borel në Iks duke informuar për takimin e tij me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington.

Gazë - Dhjetra trupa janë gjetur pas operacionit izraelit në një lagje në qytetin Gazë, transmetuan mediat franceze, duke iu referuar mbrojtjes civile të territorit palestinez. Armata izraelite njoftoi se i ka përfunduar operacionet në lagjen Shuxhania, në të cilën ishin shkatërruar tetë tunelë të Hamasit dhe janë eliminuar dhjetra terroristë, bëhet e ditur në kumtesën e forcave izraelite. Pas tërheqjes së tyre, mbrojtja civile në Rripin e Gazës njoftoi se nën rrënoja në fqinjësi gjenden "trupat e rreth 60 martirëve".

Katmandu - Të paktën 66 persona rezultojnë si të zhdukur pasi që dy autobusë kanë rënë në një lumë pas një rrëshqitje të dheut në Nepal. Ekipet e shpëtimit përpiqen të lokalizojnë autobusët, por shiu i dendur po pengon përpjekjet e tyre. Në njërin autobus kishte 24 persona, ndërsa në tjetrin 42.

Los Anxhelos - Pronarët e telefonave "Ajfon" (iPhone) në dhjetëra vende të botës po paralajmërohen për sulme të mundshme nga softueri spiun. Kompania prodhuese "Epll" (Apple) ka paralajmëruar përdoruesit e prekur që të mos zbulojnë asnjë të dhënë personale shtesë, pasi kjo mund të ndihmojë hakerët të shmangin zbulimin. Korporata lëshoi ​​një paralajmërim për përdoruesit në 98 vende në lidhje me kërcënimet e mundshme.

Uashington - Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban është takuar me ish presidentin amerikan Donald Tramp i cili lufton për rizgjedhje. Ata diskutuan "mundësitë për paqe" në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Orbanit. Takimi mbahet në pronën e Trampit në Mar-a-Lago në Florida. Sipas zëdhënësit të tij, ishte ndalesa e radhës në "misionin e paqes" të Orbanit.

Uashington - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden mbrëmë në një brifing me gazetarë me rastin e mbylljes së Samitit të NATO-s në Uashington iu përgjigj një sërë pyetjesh të vështira që lidhen me aftësitë dhe kapacitetet e tij për të vazhduar fushatën dhe për të mposhtur rivalin e tij Donald Tramp, ish president i SHBA-së.

QËNDRONI TË LIDHUR