
09:00/27 mars/2025
Shkup - Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik sot organizon panel-diskutim rreth propozim-ndryshimeve të paraqitura të Ligjit për mediumet, me theks në mediumet onlajn. Siç paralajmërojnë nga SPGPM, në panel diskutim qëndrimet e veta do t'i prezantojnë përfaqësues të mediumeve, shoqatave, të punëuarve në mediume dhe të gjithë të involvuarve në industrinë mediatike.
Shkup - Në amfiteatrin e Akademisë së arteve dhe shkencave të Maqedonisë së Veriut në Shkup sot do të shpallen laureatët e Mbrëmjeve strugane të poezisë për vitin 2025. Siç paralajmëruan nga festivali, pas shpalljes së fituesve, tradicionalisht do të pasojë leximi poetik i anëtarëve të PEN qendrës së Maqeodnisë dhe Shoqatës së shkrimtarëve, të cilët do ta ndajnë poezinë e vet, në nder të kësaj ngjarjejen të rëndësishme kulturore dhe poetike.
Ohër – Me arritjen e udhëtarëve nga Stambolli sot në aeroportin “Sh. Apostull Pavle” të Ohrit do të shënohet fillimi zyrtar i linjës së re ajrore nga Stambolli në Ohër. Bëhet fjalë për fluturimin e parë në linjën direkte të linjës ajrore “Turkish erllajns” që nga sot do të nis fluturimin nga Stambolli drejt aeroportit “Sh. Apostull Pavle” të Ohrit. Sipas paralajmërimeve të mëparshme, fluturimet në linjën Stamboll - Ohër do të realizohen katër herë në javë, të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën. Turkish erllajns do të përdorë aeroplanët Erbas A321, Boing 737-800 dhe Boing 737-900 nga flota e saj.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me më shumë reshje shiu, paraqitje të bubullimave dhe erës së përforcuar, njofton DPHM-ja. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri 20 gradë Celsius.
Paris - Presidenti i Francës, Emanuel Makron mbrëmë deklaroi se forcat e propozuara ushtarake evropiane të cilët do të vendosen në Ukrainë, bazuar në një marrëveshje të mundshme paqësore "mund t'i përgjigjen një sulmi rus" nëse Moska e fillon. Makron këtë e tha pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas, Volodimir Zelenski, para samitit në Paris ku përfaqësuesit e tridhjetë vendeve do të diskutojnë mbi forcat e propozuara për Ukrainën të cilat presidenti francez sugjeron se do të vendosen "në qytetet kyçe" dhe vende tjera.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, mbrëmë nënshkroi një urdhër ekzekutiv për vendosjen e tarifës prej 25 për qind për importin e makinave dhe kamionëve të lehtë të prodhuar jashtë vendit, njoftuan agjencitë botërore. Trampi pretendon se po e kthen pasurinë në SHBA, duke thënë se vendet e huaja e kanë grabitur në një shkallë të paprecedentë.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se “nuk mund të ketë siguri” nëse Amerika nuk e kontrollon Grenlandën. Ai shtoi se SHBA "duhet t'i bindë" banorët e Grenlandës që të bëhen shtetas amerikanë, transmetojnë mediat amerikane. I pyetur nëse mendon se ata duan të bëhen shtetas amerikanë, Trampi tha se "nuk e di, por Uashingtoni duhet t'i bind ata ta bëjnë këtë".