• e premte, 05 korrik 2024
MIA FLESH

09:00 / 26 qershor / 2024

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot (10:30) do të shënojë fillimin e ndërtimit të shkollës së re fillore "Shën Klimenti Ohrit", në fshati Draçevë, Komuna Kisella Vodë, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot do të promovojë një sistem të ri informacioni për menaxhim me arsimin, i cili përfshin edhe ditar të ri elektronik. Zgjidhja e re softverike duhet t'i kalojë sfidat të cilat mësimdhënësit, administratorët, prindërit/tutorët dhe vetë nxënësit i kanë theksuar në periudhën e kaluar, sepse, siç ka informuar së fundmi MASH, të gjitha sugjerimet e tyre janë marrë parasysh në procesin e krijimit të sistemit

Shkup - Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KNBE-MK) sot në Shkup do të mbajë sesionin e pestë të Grupit punues 5 (Kapitulli 27) - "Mjedisi jetësor" në temën "Afrimi i legjislacionit nacional drejt përpjekjeve evropiane për drejtësi ekologjike".

Shkup - Në Galerinë Nacionale  - Çifte Hamam sot në orën 19:00, do të hapet ekspozita "Poi piovve dentro a l'alta fantasia" ose "Dhe pastaj binte shi në fantazinë e thellë", e cila është një dialog artistik multimedial ndërmjet Bardh-I Rafet Jonuzi-T, artist nga Presheva që jeton dhe punon në Austri dhe miqve të tij artistë nga vende të ndryshme. Në ekspozitë do të flasin ambasadori i Austrisë, Martin Palmer, drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dita Starova Qerimi dhe mysafirët, pjesëmarrës në ekspozitë.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në zonat urbane është mesatar. Në VK Tabanoc shënohet frekuencë e rritur e automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 15 minuta.  Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Shkup - Moti paradite do të jetë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa vende do të ketë paraqitje të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm për kohë të shkurtë, bubullima, erë e fuqishme prej mbi 60 kilometra në orë dhe breshër, paralajmëroi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). 

Shkup - Për shkak të një defekti në rrugë, pa ujë prej orës 8:00 do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve "Sreço Puzhallka" dhe "Tovarnik" në lagjen Hasanbeg, njoftoi NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup. Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në sanimin e defektit

Shkup - NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup njofton se sot, nga ora 08:00, pa ujë do të jetë shfrytëzuesit përballë pishinës olimpike në Qendër, nga ora 09:00 furnizimi me ujë do të ndërpritet te salloni i “Mercedes” në Komunën Gazi Babë, ndërsa nga ora 15:30 në disa rrugë në Çair.

Strasburg - Ish presidenti i Zvicrës Alen Berse është zgjedhur sekretar i përgjithshëm në Këshillin e Evropës me mandat pesë vjeçar, gjatë seancës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

Bruksel – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot, në ditën e dytë të vizitës së parë të punës në Bruksel, do të ketë një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, është parashikuar Mucunksi në selinë e Komisionit Evropian të takohet me shefin e Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe nefociata anëtarësuese (NEAR), Gert Jan Kopman.

Bruksel - Raund i ri i dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në të cilin do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Kosovës, Albin Kurti do të mbahet sot në Bruksel.

Londër - Policia britanike kumtoi se dje arrestoi katër persona të cilët hynë në pronën e kryeministrit Rishi Sunak në veri të Anglisë, incident që ndodhi gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të caktuara për 4 korrik.

Moskë - Autoritetet ruse kumtuan se me ndërmjetësimin e autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) shkëmbyen 90 pengje ushtarë ukrainas për 90 ushtarë rus që mbaheshin peng në Ukrainë. "Në fund të procesit të negociatave, 90 ushtarë rusë të cilët ishin në rrezik për jetën janë kthyer nga territori nën kontrollin e regjimit në Kiev", publikoi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë në Telegram.

Saipan - Themeluesi i Vikiliks, Xhulian Asanzh para një gjykate amerikane në Saipan u deklarua fajtor për shkeljen e Ligjit për spiunazh në SHBA, në marrëveshje me sistemin gjyqësor amerikan me të cilën përfundoi betaja e gjatë ligjore dhe u largua nga salla e gjyqiut si njeri i lirë.

Uashington - Ministri i Mbrojtjes së SHBA-së, Llojd Ostin, kishte bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Andrej Bellousov, me çka u bisedua për rëndësisnë e ruajtjes së linjave të hapura për komunikim, deklaruan mbrëmë nga Pentagoni. Sipas gjeneral - major Patrik Rajder, zëdhënës i Pentagonit, nismëtar i bisedës ishte ministri i Mbrojtjes Llojd Ostin.

Uashington - Votuesit në SHBA e konsiderojnë kandidatin e Partisë Republikane në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Donald Tramp, kandidatin më të mirë sa i përket ekonomisë, por mendojnë se kandidati i Partisë Demokratike, Xho Bajden, është kandidat më i mirë kur bëhet fjalë për ruajtjen e demokracisë.

QËNDRONI TË LIDHUR