• e mërkurë, 27 nëntor 2024

MIA do të jetë nikoqire e Asamblesë së 33-të të përgjithshme të AABL -EJL

MIA do të jetë nikoqire e Asamblesë së 33-të të përgjithshme të AABL -EJL

Stamboll, 6 shtator 2024 (MIA) - Agjencia Informative Mediatike - MIA vitin e ardhshëm do të jetë nikoqir i Asamblesë së 33-të të përgjithshme të Asociacionit të agjencive ballkanike të lajmeve - Evropa Juglindore (AABL- EJL), u vendos në Asamblenë e 32-të të përgjithshme të mbajtur në Stambolli nga 3 deri më 6 shtator, organizuar nga agjencia kombëtare turke e lajmeve Anadolia.

Drejtori i MIA-s Dragan Antonovski është zgjedhur anëtar i Bordit drejtues të  AABL -EJL.

Për anëtar të bordit drejtues është rizgjedhur drejtori i agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA Amelios Perikardis. Në Bordin e Drejtorëve mbetet edhe drejtori i Anadollias, Serdar Karagjoz, i cili vitin e ardhshëm do të kryesojë me AABL -EJL. Në organin drejtues të Asociacionit të Agjencive Ballkanike të Lajmeve - Evropa Juglindore është edhe sekretari i përgjithshëm i  AABL -EJL dhe drejtori i përgjithshëm i agjencisë bullgare të lajmeve BTA Kiril Vlçev.

Në Asamblenë e 32-të të Përgjithshme të AABL -EJL në Stamboll morën pjesë krerët e agjencive kombëtare të lajmeve nga Ballkani, Mesdheu dhe Evropa, duke përfshirë drejtorin e MIA-s, Dragan Antonovski dhe kryeredaktoren Ana Cvetkovska.

 

Pjesëmarrësit diskutuan për projektet e ardhshme dhe propozimet për ndryshime në rregulloret për takimin e Asamblesë së Përgjithshme në vitin 2025.

Duke iu referuar rezultateve të takimit, Karagjoz shprehu optimizëm për të ardhmen e Asociacionit dhe pritshmëri për përparim të mëtejshëm.

Në kuadër të Asamblesë së 32-të të Përgjithshme të Asociacionit të Agjencive Ballkanike të Lajmeve – Evropa Juglindore (AABL-EJL), anëtare e së cilës është edhe MIA, u mbajt edhe Konferenca “Navigimi i IA dhe mediave”, në të cilën u debatua për rolin e inteligjencës artificiale në krijimin e perspektivave mediatike, potencialet e IA dhe mundësitë që ajo hap, por edhe përdorimin e duhur të saj në operacionet mediatike për të mbrojtur postulatet bazë mbi të cilat mbështetet gazetaria.

Kryesuesi Serdar Karagjoz theksoi rolin kyç që luan teknologjia sot në media.

"Nëse ka një gjë për të cilën të gjithë po flasin - në rrugë, në shtëpitë tona, në shkolla - është teknologjia", tha Karagjoz.

Ai vuri në dukje se Anadolia tashmë është e përfshirë në mënyrë aktive në inovacionet teknologjike, veçanërisht në fushën e inteligjencës artificiale.

"Ne kemi një departament të veçantë në kompaninë tonë që merret me inteligjencën artificiale. I inkurajoj të gjitha agjencitë e lajmeve të përfshihen më shumë në teknologji, tha Karagjoz.

Во АБНА-ЈИЕ членуваат 12 новински агенции - МИА, АТА, Анадолија, ФЕНА, БТА, ХИНА, ЦНА, АНА-МПА, Косова прес, МИНА, Аџерпрес и АНСА.ац/са/

Në konferencë foli edhe ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kaxhir, i cili përmendi se teknologjitë e reja duhet të përdoren në drejtim të përmirësimit të lirisë së mediave në Ballkan dhe natyrisht në promovimin e kulturës demokratike.

Anëtare të AABL -EJL janë 12 agjenci të lajmeve - MIA, ATA, Anadollia, FENA, BTA, HINA, CNA, ANA-MPA, Kosova Pres, MINA, Axherpress dhe ANSA. ls/

Foto: MIA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR