• e shtunë, 29 qershor 2024

Miç Mekonel njoftoi se do të tërhiqet nga funksioni në nëntor

Miç Mekonel njoftoi se do të tërhiqet nga funksioni në nëntor

Uashington, 28 shkurt 2024 (MIA) - Lideri i republikanëve në Senatin amerikan, Miç Mekonell njoftoi sot se do të tërhiqet nga funksioni në nëntor.

"Qëndroj para jush sot që tu them se ky do të jetë mandati im i fundit si lider i republikanëve", tha Mekonel në fjalimin para Kongresit. 

Kjo deklaratë e papritur hasi në ovacione të shumta nga deputetët e të dyja partive në Dhomën e Epërme të Kongresit. 

"Javën e kaluar kam mbushur 82 vjet. Fundi i kontributit tim këtu është më afër se sa do të doja", tha Mekkonell nga foltorja e Senatit, duke shtuar: "Unë nuk jam më i riu që ulet në rreshtin e fundit të Kongresit dhe shpreson që kolegët të kujtojnë emrin tim. Është koha për gjeneratën e ardhshme të liderëve".

Miç Mekonel, lider i republikanëve në Senat nga viti 2015, u gjet në vijën e parë të luftës kundër politikave të administratës së presidentit demokrat Barak Obama (2009-2017), por edhe në mbështetje të Donald Trampit, i cili erdhi në pushtet në janar të vitit 2017. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR