• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mexhiti: Nuk bëjmë dallime në investime, ashtu siç bëri qeveria e kaluar me Tetovën dhe Çairin

Mexhiti: Nuk bëjmë dallime në investime, ashtu siç bëri qeveria e kaluar me Tetovën dhe Çairin

Shkup, 28 tetor 2024

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë Izet Mexhiti ka bërë të ditur se qeveria aktuale nuk po bën diferencimin gjatë ndarjes së buxhetit për investime nëpër komuna ashtu siç bëri qeveria e kaluar me Tetovën dhe Çairin. 

“Është hera e parë që një qeveri nuk po e bën diferencimin siç ata e bënë në të kaluarën me Çairin dhe Tetovën ku ishin të vetmet nga 80 komuna ku nuk morën asnjë denarë nga buxheti i Maqedonisë së Veriut. Ne nuk po e bëjmë të njejtën, ne po i trajtojmë komunat pavarësisht përkatësisë pasi që aty janë qytetarët tonë, ne jemi për qytetarët, dhe ata kryetar komunash janë të zgjedhur nga qytetarët”, ka thënë Mexhiti.

Mexhiti: Nesër fillojnë punimet intenzive për Korridorin 8-të

Zv/kryeministri Mexhiti thotë se nuk ekzistojnë dallime mes partnerëve të koalicionit qeveritar për korridorin 8-të, shkruan gazeta LAJM. Mexhiti, bëri të ditur se nesër, do të fillojnë punimet intensive për ndërtimin e korridorit 8-të. 

“Korridori 8-të është intensiv tejet I rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ju njoftoj që nesër bashkë me kryeministrin dhe ministrin e transportit, me përfaqësuesit e ndërmarrjeve Bectel&Enka, do të jemi në terren në fillimin e punimeve intensive të korridorit 8-të. Pra, derisa të tjerët flasin ne punojmë. Nesër do jemi në vendbanimet Gostivar-Bukojçan, në atë segment ku do të fillojnë punimet intensive të korridorit 8-të”, tha Mexhiti.

Mexhiti: Shqiptarët çdo ditë e më tepër do të jenë të përfaqësuar më me dinjitet në këtë qeveri

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i është përgjigjur kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili dje kërkoi që VLEN të del nga qeveria, për shkak se sipas tij, po shkelen të drejtat e shqiptarëve.

Mexhiti, ka thënë se për herë të parë, shqiptarët po marrin më shumë hise në buxhetin e Maqedonisë së Veriut.

“Është hera e parë që një qeveri nuk e bën diferencimin siç ata e bënë në të kaluarën siç e lanë Çairin dhe Tetovën pa asnjë denarë nga buxheti, ne nuk po e bëjmë të njëjtën”, tha Mexhiti.

Sa i përket korridorit 8, Mexhiti, tha se janë ata, pra BDI, që janë marrë me çështje korruptive, ndërsa këta po merren me realizimin e korridorit 8.

Mexhiti tha se së nesër do të marrin pjesë në fillimin e punëve të korridorit 8.

“Pra, ne po merremi me dështimet e të kaluarës, ne po përmirësojmë gabimet e tyre, po marrim hisen ekonomike dhe mendoj që shqiptarët çdo ditë e më tepër do të jetë të përfaqësuar më me dinjitet në këtë qeveri”, u shpreh Mexhiti.

Mexhiti: Për herë të parë Maqedonia e Veriut ka ndarë 1 miliardë euro për komunat gjatë një mandati

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti deklaroi se për herë të parë ndodh që qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë 1 miliardë euro për 4 vitet e ardhshme gjatë mandatit për projekte konkrete të komunave.

“Ndërsa këtë vit meqë është gjysmë viti veçmë janë miratuar mbi 60 milionë euro investime në projekte konkrete për komunat, apo më konkretisht 271 projekte, ndërsa parashihet që deri në fund të vitit të rrumbullakohet me 100 milionë euro për të gjitha komunat që do të kalojnë 300 projekte që zgjidhin probleme konkrete dhe rrisin standardin jetësor të qytetarëve”, theksoi Mexhiti. 

Sipas tij këto investime tregojnë dallimin apo ndryshmin në qasje të kësaj qeverie se nuk janë deklarativisht pro vlerave evropiane por me investime dhe projekte konkrete. 

“Nuk është vetëm ta quajmë veten që jemi për vlera evropiane, por me investime dhe projekte konkrete ti përafrohemi standardeve evropiane duke i rregulluar diku infrastrukturën tokësore, diku shkollat, diku çerdhet, diku turizmin dhe shumë segmente që realisht kjo për 1 muaj do të shihet në terren gjithandej në Maqedoni me punë konkrete në çdo komunë, në çdo vendbanim”, shtoi Mexhiti.

Lëvizja Demokratike

 

QËNDRONI TË LIDHUR