• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjorgjievski: BNJVL është e bashkuar, do të ndërmjetësojmë mes Karposhit, Strumicës dhe pushtetit qendror

Gjorgjievski: BNJVL është e bashkuar, do të ndërmjetësojmë mes Karposhit, Strumicës dhe pushtetit qendror

Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) - BNJVL nuk është ajo që shkakton kriza, BNJVL i tejkalon krizat, deklaroi sot kryetari i Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) dhe kryetar i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski pas takimit me kryetarin e komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski.

Siç kumtoi BNJVL, kryetari i komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinovski nuk erhdi në takim në të cilin ishte ftuar.

Në takim Gjorgjievski theksoi se çdoherë ka pasur mospajtime mes ndonjë kryetari të caktuar të komunës dhe ndonjë ministri dhe shtoi se kjo është logjike kur punohet të ekzistojnë edhe mospajtime të tilla.

"Ne jemi ata të cilët hyjmë në mediacion të drejtpërdrejtë të procesit dhe besoj se do t'i tejkalojmë çfarëdo qofshin ato dallime dhe sado të thella të jenë. BNJVL mbetet e bashkuar edhe më tej. Në periudhën në vijim do të vazhdojmë me komunikim intensiv edhe me Strumicën. Kolegu Pero Kostadinov, i cili është edhe nënkryetari im dhe vjen nga radhët e Lidhjes socialdemokrate, do të përpiqet në atë pjesë si kolegë, si pjesëtarë të partisë së njejtë politike me Kostadin Kostadinovskin të ulemi bashkarisht në tryezë he besoj se, si edhe Stevçe siç tha nuk do të dalë nga BNJVL dhe i lë hapësirë procesit t'i tejkalojmë problemet, e njejta do të ndodhë edhe me komunën e Strumicës", deklaroi kryetari i BNJVL-së Gjorgjievski, duke shtuar se do të qëndrojnë prapa secilit kryetar komune pa dallim se nga cila parti politike vjen.

Nga BNJVL informojnë se gjatë ditëve në vijim do të përpiqen të organizojnë takime mes kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të pushtetit qendror.

Kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i komunës së Kisella VOdës, Orce GJorgjievski para disa ditëve në TVM vlerësoj se po bëhet krijim artificial i problemeve dhe se ka politikë në paralajmërimet e kryetarëve të komunave të Strumicës dhe Karposhit për dalje nga BNJVL. Gjorgjievski theksoi se kryetari i komunës së Strumicës refuzon komunikim dhe dorë të shtrirë nga kolegët e tjerë, duke i lënë peng qytetarët e vet për shkaqe politike. ab/

Foto: BNJVL

QËNDRONI TË LIDHUR