• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Kryetar legjitim i ASH-së është Taravari, e kemi mbështetjen e 83 delegatëve të Asamblesë

Mexhiti: Kryetar legjitim i ASH-së është Taravari, e kemi mbështetjen e 83 delegatëve të Asamblesë

Shkup,8 shkurt 2024 (MIA)- Kryetar legjitim i Aleancës për Shqiptarët është Arben Taravari dhe partia ka Asamble legjitime, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili përballet me shkarkim pas ndarjes në ASH. Mexhiti e akuzoi BDI-në për obstruksione në punën e tij.

"Në Aleancën për Shqiptarët ka një asamble qendrore dhe kjo do të jetë sonte në Kumanovë dhe ky do të jetë edhe tubim i qytetarëve, organeve të zgjedhura në mënyrë legjitime ose kryetarit legjitim të partisë dhe zotit Taravari", deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në takim me gazetarët.

I pyetur çka do ta porosisë Zijadin Selën, i cili është në krye të një prej krahëve të partisë, tha se ASH-ja ka organe të veta legjitime dhe kryetar legjitim, i cili është zgjedhur në mënyrën më demokratike në parti.

"Ata që kanë vendosur të luajnë rolin e kumbarit për interes të tyrin personal, ajo është punë e tyre, i përshëndesim, u dëshirojmë shëndet të mirë, si ministër i Shëndetësisë. Ky është komenti im rreth kësaj çështje", tha Mexhiti.

Ai tha se 83 asambleista janë në anën e tyre dhe se nuk ka paqartësi.

"Ne i kemi mbledhur 83 nga anëtarët e Asamblesë dhe mendoj se këtu nuk ka paqartësi. Kemi organe ligjore legjitime, kemi kryetar legjitim", deklaroi Mexhiti.

Ai tha se nuk e dise kur do të jetë seanca për shkarkimin e tij, por se ai dhe ministri i Shoqërisë Informatike Azir Aliu kanë të dejtë të drejtohen para gazetarëve.

Për ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili është në anën e Selës tha se shok i tij dhe ka respekt të madh për të dhe e ndjen si vëlla, por ndonjëherë rrugët ndahen.

Mexhiti gjithashtu tha se në opinion ka informacione se drejtorëve të Qendrës Klinike u është sugjeruar nga BDI-ja që të marrin pushim mjekësor për të mos u shkarkuar dhe kërkoi nga gazetarët dhe Fondi që ta kontrollojnë.

Ministri i Shëndetësisë përsëriti se politika duhet t'i largojë gjërat nga shëndetësia dhe arsimi.

Ministri tha se është përballur me obsruksione për garazhet në kate dhe bashkimi i Klinikave, por edhe për projekte tjera.

Sipas tij, është dëshmuar se BDI-ja përmes ministrave të tyre, nga të cilat varen shumë punë dhe zgjidhje, kanë vendosur që të politizojnë deri në fund. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR