Meta pushoi të punësuar për të harmonizuar ekipet me "qëllimet strategjike"
- Kompania amerikane "Meta" sot kumtoi se i pushon të punësuarit të cilët punonin në aplikacionet sociale "UatsAp" (WhatsApp) dhe "Instagram" me qëllim që të "harmonizojë resurset e tyre me qëllimet strategjike".
- Post By Sara Ademi
- 18:06, 17 tetor, 2024
Uashington, 17 tetor 2024 (MIA) - Kompania amerikane "Meta" sot kumtoi se i pushon të punësuarit të cilët punonin në aplikacionet sociale "UatsAp" (WhatsApp) dhe "Instagram" me qëllim që të "harmonizojë resurset e tyre me qëllimet strategjike".
"Kjo përfshin zhvendosjen e disa ekipeve në qytete tjera dhe transferimin e disa të punësuarve në vende tjera të punës...kur dikujt i eliminohet roli, punohet me mund për të gjetur mundësi të reja për të punësuarit", citohet në kumtesën e kompanisë në përbërjen e të cilit është edhe "Fejsbuku" (Facebook).
Por "Meta" nuk e tregoi numrin e të punësuarve që janë pushuar. sa/
foto: Arkivi i MIA-s