• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Meta: Ishte nder dhe privilegj, uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën

Meta: Ishte nder dhe privilegj, uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën
Tiranë, 24 korrik 2022 (MIA) - Disa orë para skadimit të mandatit të tij pesëvjeçar në funksionin e presidentit, Ilir Meta përmes një publikimi në rrjetin social "Fejsbuk" shpreh falënderim dhe u uron më të mirën shqiptarëve.
"Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si president i Republikës të Shqipërisë.
Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!", shkroi Meta, duke postuar një fotografi me tre fëmijët e tij.
  Sonte në orën 19:30, ai, solemnisht, do t'ia dorëzojë funksionin presidentit të sapoemëruar Bajram Begaj, i cili para kësaj në mbledhje të veçantë në shtëpinë ligjvënëse, të caktuar për në orën 18, do të bëjë betimin solemn dhe do të ketë fjalim përshëndetës. Begaj (55), ishte zgjedhur më 4 qershor në rrethin e katërt të votimit (në tre tjerët nuk kishte kandidatë) me 78 vota "për". Deri atëherë ai ishte shef i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura, me gradën gjeneral. Ai është presidenti i tetë i Shqipërisë, pas rënies së komunizmit dhe është oficeri i lartë i dytë i ushtrisë në këtë funksion, pas Alfred Moisiut (2002-2007), i cili gjithashtu me gradë ishte gjeneral. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR