• e enjte, 26 dhjetor 2024

Meta: Fitorja e profesoreshës Davkova do të jetë akoma më bindëse

Meta: Fitorja e profesoreshës Davkova do të jetë akoma më bindëse

Tiranë, 25 prill 2024 (MIA) - Ish-presidenti shqiptar dhe lideri aktual i Partisë opozitare të Lirisë, Ilir Meta, "është i mahnitur nga rezultati zgjedhor i VMRO-DPMNE-së". 

Meta nuk shprehu asnjë koment për shqiptarët që garuan në zgjedhjet presidenciale, në Maqedoninë e Veriut, për Bujar Osmanin dhe Arben Taravarin, por përtej tyre, të gjithë entuziazmin e shprehu për kandidaten e opozitës VRMO-DPMNE-së, Gordana Davkova.

“Rezultati i djeshëm në Maqedoni tregoi qartë se rikthimi i tyre do i jap një dimension tjetër edhe më të lartë, atij modeli, që edhe ne duhet ta ndjekim duke e përshtatur me kushtet tona”

Meta shprehet i bindur që fitorja e candidates së VRMO-DPMNE-s, do të jetë edhe më e mardhe në raudin final në maj. Nën shembullin e zhvillimeve që ndodhën në shtetin fqinj, Ilir Meta që po përgatit ringritjen e partisë së tij, thotë se duhet të organizohet edhe PD-ja e Rithemelimit, për të qenë alternativë në zgjedhjet e vitit 2025.

“Ndryshimet do të jenë shumë të shpejta, ndyshimi do të jetë shumë i fortë. Ndryshimi që ndodhi dje në Maqedoni dhe që do të konkrezitohet edhe më fuqishëm në dy javët që vjijne,  është mesazh i qartë i popujve të rajonit tonë se nuk pranojnë skenarë shpopullimi dhe defaktozimit për qëllime mafioze të kujdo-qoftë në botë”

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë në këto javë zgjedhjesh në Maqedoninë e Veriut, që Ilir Meta del hapur pro VMRO-DPMNE-s. Rreth dy javë më parë ish-presidenti zhvilloi një takim me pasardhësin e Nikolla Gruevskit në Maqedoninë e Veriut, kreun e VRMO-DMNE, Hristo Mickovskit

Meta ka qenë president i shtetit nga 2017 deri në vitin 2022. mb/

Foto: FB i Metës

QËNDRONI TË LIDHUR