• e premte, 27 dhjetor 2024

Mesazh i KE-së me rastin e Ditës ndërkombëtare të demokracisë: Erozioni i demokracisë dhe të drejtave të njeriut është realitet

Mesazh i KE-së me rastin e Ditës ndërkombëtare të demokracisë: Erozioni i demokracisë dhe të drejtave të njeriut është realitet

Bruksel, 15 shtator 2023 (MIA) - Demokracia ka transformuar dhe përmirësuar shoqëritë në mbarë botën, por erozioni i demokracisë dhe të drejtave të njeriut është një realitet që nuk kursen askënd, theksohet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Zhozep Borrel dhe Komisioneres evropiane për Demokraci dhe Demografi, Dubravka Shuica me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë – 15 shtator.

"Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës është gjithashtu një sulm ndaj demokracisë dhe rendit të bazuar në rregulla. Bashkimi Evropian, vendet e tij anëtare dhe demokracitë në mbarë botën janë mbledhur në mbështetje të Ukrainës, duke pranuar se parimet themeluese të shoqërive tona janë nën kërcënim, thuhet në mesazhin, duke shtuar se BE-ja rikonfirmon angazhimin e saj të palëkundur për të mbështetur dhe mbrojtur demokracinë, bazuar në të drejtat universale të njeriut, si brenda territorit të Unionit ashtu edhe përtej kufijve të tij.

Borel dhe Shuica theksojnë se asnjë demokraci nuk është imun ndaj sfidave me të cilat po përballet bota sot.

"Ne duhet të jemi gjithmonë vigjilentë dhe të veprojmë sipas përpjekjeve të vazhdueshme për sulme ndaj sundimit të ligjit, për të shtypur liritë qytetare, për të manipuluar zgjedhjet dhe për të shtypur shoqërinë civile. Ndërsa regjimet autoritare zhvillojnë dhe përhapin narrativa të rreme që e paraqesin veten si alternativa të lehta për demokracitë, ne nuk duhet të nënvlerësojmë potencialin e keq të manipulimit me informacione dhe aktivitete të dezinformimit", shtohet në mesazhin.

Përfaqësuesit e KE=së theksojnë se forca e demokracisë qëndron në gjithëpërfshirjen, sepse kur njerëzit e të gjitha brezave janë në gjendje të përdorin liritë dhe të drejtat e tyre për të marrë pjesë dhe për t'u integruar në shoqëritë e tyre, ata do të jenë në gjendje t'i rezistojnë autoritarizmit.

Borrel dhe Shuica theksojnë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet në bashkimin e forcave me vendet në mbarë botën që besojnë në parimet dhe vlerat demokratike për mbështetjen aktive të vendeve që synojnë demokracinë.

"Sepse ne po ndërtojmë demokracinë së bashku. Së bashku ne mbrojmë demokracinë. Së bashku mbështesim universalitetin e të drejtave të njeriut, theksohet në mesazhin e Komisionit Evropian me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë – 15 shtator. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR