• e shtunë, 23 nëntor 2024

Merien Uiliamson e shpalli kandidaturën e saj për presidente amerikane, konkurrentja e parë e Bajdenit nga partia e tij

Merien Uiliamson e shpalli kandidaturën e saj për presidente amerikane, konkurrentja e parë e Bajdenit nga partia e tij
Uashington, 27 shkurt 2023 (MIA) - Autorja më e shitur e librave për vetëndihmë, Merien Uiliamson, njoftoi se dëshiron të bëhet kandidate e Partisë Demokratike të SHBA-së për presidente në zgjedhjet e vitit 2024, me çka do të bëhet konkurrentja e parë e madhe e presidentit Xho Bajden nga partia e tij.
 
Në vitin 2020, Uiliamson mori pjesë në të ashtuquajturat zgjedhje preliminare të partisë, ku zgjidhet kandidati i partisë për president të SHBA-së. Atëherë fitues ishte Bajdeni, i cili ende nuk ka njoftuar se do të kërkojë rizgjedhje, por kjo pritet.

Fushata e Uiliamsonit filloi të shtunën në një ngjarje në Uashington, ndërsa në Fejsbuk, pa e përmendur ish presidentin amerikan Donald Tramp, ajo theksoi se fitorja e tij jokonevencionale në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016 dëshmoi se është për tu "habitur" që (tani) secili mund të mendojë se e dinë kush mund të fitojë" në ato zgjedhje. 

“Unë nuk do të hyj përsëri në të gjitha këto vetëm për të shtuar zërin tim në diskutim. Po hyj në garën presidenciale për të kontribuuar që t'i jepet fund këtij kapitulli jonormal në historinë tonë dhe për të filluar një fillim të ri”, shkroi ajo.

Uiliamson (70) tha se ka për qëllim t'i vizitojë shtetet ku së pari do të mbahen zgjedhjet për kandidatin presidencial demokratik. Deri më tani ajo është demokratja e vetme e cila është paraqitur. Kandidatura e Bajdenit, sipas bashkëpunëtorëve të tij, pritet në prill. fc/
 
Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR