• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Merci në Ankara i dha nderime Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne

Merci në Ankara i dha nderime Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne

Ankara, 30 tetor 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc, sot vendosi kurorë në mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne, gjatë vizitës së tij në Ankara. 

Merc nënshkroi librin e kujtimeve, duke përshëndetur Ataturkun për fillimin e një "epoke" të re në themelimin e republikës turke 102 vite më parë. 

"Idetë e tij vazhdojnë të kenë ndikim edhe sot në miqësinë e thellë midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Turqisë", shkroi lideri gjerman. 

Mauzoleu është një nga simbolet më të rëndësishme të Turqisë moderne. 

Merci i cili mori funksionin në maj, pritet që në orët e pasdites të takohet me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan për të diskutuar për përpjekjet për paqe në Gazë, luftën në Ukrainë, si dhe bashkëpunimin në mbrojtje dhe migrim. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR