• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Merc do të bëjë përpjekje me Trampin të arrijë marrëveshje në bazë më të barabartë

Merc do të bëjë përpjekje me Trampin të arrijë marrëveshje në bazë më të barabartë

Berlin, 10 nëntor 2024 (MIA) - Fridrih Merc, lideri i Demokristianëve të opozitës gjermane, tha se si kancelar gjerman do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me presidentin e sapozgjedhur Donald Tramp që do ta vendoste Gjermaninë në një pozitë më të barabartë.

Supozohet se Merc ka shanse më të mëdha ta trashëgojë kancelarin Olaf Sholc në zgjedhjet e parakohshme që priten në fillim të vitit të ardhshëm, pasi të mërkurën u shpërnda koalicioni tripartiak "koalicioni semafor" i kancelarit Sholc.

"Na duhet që nga statusi i një fuqie të fjetur nga madhësia e mesme sërish të bëhemi fuqi e mesme udhëheqëse", tha Merc për revistën gjermane "Shtern".

"Asnjëherë nuk i kemi artikuluar dhe prezantuar interesat tona mjaft qartë në Gjermani dhe këtë duhet ta ndryshojmë. Amerikanët janë shumë më aktiv në këtë pikëpamje", tha Merc.

"Nuk duhet të ketë interes vetëm njëra anë, por duhet të bëjmë marrëveshje të mira për të dyja palët. Trampi këtë do ta quante marrëveshje", shtoi ai.

Merc theksoi shembullin me dërgesën e aeroplanëve luftarak amerikan.

"Nga amerikanët blejmë aeroplanë luftarak "F-35" nga nevoja, po pastaj duhet t'i mbajmë këtu, ndërsa t'i marrim edhe kapacitetet e nevojshme për këtë. Kjo do të ishte një marrëveshje e mirë për të dyja palët", theksoi shefi i Unionit demokristian (CDU).

"Unë ndjek Trampin dhe flas me shumë njerëz që e njohin shumë mirë. Ata më thonë: Duhet t'i afrohesh me një qëndrim të drejtë dhe me qartësi", shtoi Merc.

Merc akuzoi Qeverinë gjermane për përgjigje të dobët të zgjedhjeve amerikane, nga të cilat Trampi doli si fitues i qartë.

Ai beson se Berlini duhet të ishte përgatitur për një rezultat të tillë, por në vend të kësaj zgjodhi të anonte me kandidaten demokrate Kamala Harris.

"Trampi ka një kujtesë të mirë. Administrata e re nuk do të dëgjojë më pushtetin aktual. Sholci tani është bërë i parëndësishëm ndërkombëtarisht", tha Merc. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR