• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Merc: Dera e BE-së është e hapur për anëtaret e reja, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor

Merc: Dera e BE-së është e hapur për anëtaret e reja, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor

Berlin, 1 maj 2024 (MIA) - Lideri i paritsë opozitare gjermane Unioni Kristian Demokratik (CDU), Fridrih Merc, sot është angazhuar për pranimin e vendeve të reja në Bashkimin Evropian dhe ka thënë se dera e BE-së është e hapur për anëtarët e rinj, përfshirë edhe partnerët nga Ballkani Perëndimor nëse i plotësojnë kriteret për anëtarësim.

“Dera e Bashkimit Evropian mbetet e hapur për anëtarët e rinj si Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia apo vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse i plotësojnë kriteret”, tha Merc për gazetën gjermane "Tageshpigel".

Ai shtoi se reforma e procesit të zgjerimit është e nevojshme për, siç tha ai, vendet që nuk duan të anëtarësohen në BE ose nuk janë në gjendje t'i afrohen Unionit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR