• e enjte, 18 korrik 2024

Menaxhmenti i Çellsit e sqaroi vendimin për largimin e Poterit

Menaxhmenti i Çellsit e sqaroi vendimin për largimin e Poterit

Londër, 3 prill 2023 (MIA) - Bashkëpronarët e Çellsit, Tod Boeli dhe Bedad Egbali lëshuan kumtesë lidhur me largimin e Gream Poterit nga posti trajner i ekipit.

"Në emër të të gjithëve në klub, ne duam të falënderojmë sinqerisht Greamin për kontributin e tij në Chelsea. Ne kemi nivelin më të lartë të respektit për Grahamin si trajner dhe si person. Ai është sjellë gjithmonë me profesionalizëm dhe integritet dhe të gjithë jemi të zhgënjyer nga ky rezultat. Së bashku me tifozët tanë të jashtëzakonshëm, ne të gjithë do të jemi pas Bruno Saltorit dhe ekipit, ndërsa fokusohemi në pjesën tjetër të sezonit. Na kanë mbetur edhe 10 ndeshje në Ligën Premier dhe një çerekfinale e Ligën e Kampionëve. Ne do të bëjmë çdo përpjekje dhe përkushtim në secilën prej atyre ndeshjeve në mënyrë që të mund ta mbyllim sezonin në një nivel s amë të lartë", thuhet në kumtesën e publikuar në ueb faqen zyrtare të Çellsit.

Çellsi mbrëmë e publikoi fundin e bashkëpunimit me trajnerin Gream Poter. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR