• e martë, 24 dhjetor 2024

Meloni thirri një mbledhje të qeverisë pas pengesës së parë për marrëveshjen italiane-shqiptare të migracionit

Meloni thirri një mbledhje të qeverisë pas pengesës së parë për marrëveshjen italiane-shqiptare të migracionit

Romë, 18 tetor 2024 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni ka caktuar takimin e qeverisë së saj për marrëveshjen italiane-shqiptare për migracionin pas pengesës së saj të parë, raportojnë mediat italiane.

Më herët sot, një gjykatë italiane hoqi urdhrat për dërgimin e grupit të parë të emigrantëve të kapur në Mesdhe në qendrat e emigrantëve në Shqipëri.

Në një konferencë për media në Bejrut, ku ndodhet për një vizitë të shkurtër, Meloni kritikoi vendimin e gjykatës dhe e quajti atë të njëanshëm. Ajo shtoi se është shumë e vështirë të punohet për gjetjen e zgjidhjeve për problemet e Italisë kur përballemi me kundërshtimin e disa institucioneve që supozohet të ndihmojnë në gjetjen e këtyre zgjidhjeve.

Në një takim të qeverisë të hënën e ardhshme, Meloni dhe ministrat e saj do të shqyrtojnë se si të tejkalojnë pengesën e parë për marrëveshjen italiane-shqiptare të migracionit që hyri në fuqi në fillim të kësaj jave. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR