• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Meloni: Reforma e rregullave për azil në BE nuk është zgjidhje e cila do ta ulë migrimin ilegal

Meloni: Reforma e rregullave për azil në BE nuk është zgjidhje e cila do ta ulë migrimin ilegal

Romë, 4 janar 2023 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni deklaroi sot se reforma e rregullave për azil në Bashkimin Evropian nuk është zgjidhje e qëndrueshme e cila do ta ulë migrimin ilegal dhe se në vendin e parë emigrantët duhet të pengohen që të arrijnë në BE.

"Mendoj që rregullat e reja janë më të mira se ato paraprake. Por, ato nuk janë zgjidhje. Asnjëherë nuk do ta zgjidhim problemin nëse mendojmë si të sillemi me emigrantët sapo të mbërrijnë në Evropë", tha Meloni. 

Ajo përsëriti se vlerëson se në vendin e parë emigrantët duhet të pengohen të mbërrijnë në Evropë. Një nga zgjidhjet, tha ajo, janë marrëveshjet me vendet me origjinë të tyre, që të mos shkojnë as në udhëtim në Evropë. 

Këtë vit Italia, si vend i cili kryeson me grupin G7 nga shtatë demokracitë më të zhvilluara industriale, planifikon të bëjë çështjen e emigrimit ilegal nga Afrika një nga temat qendrore. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR