• e enjte, 26 dhjetor 2024

Meloni ra pre e thirrjeve të mashtruesve rusë

Meloni ra pre e thirrjeve të mashtruesve rusë

Romë, 1 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni ka rënë pre e thirrjes së mashtruesve të famshëm rusë, qëllimi i së cilës përfshiu ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, konfirmoi sot zyra e saj në Romë.

 Meloni, pranoi telefonatë nga një person që pretendonte të ishte presidenti i Odave, Azali Asumani, kryesues aktual i Unionit  Afrikan. Në fakt bëhet fjalë për dyshen e mashtruesve rusë të njohur si Vovan dhe Leksus.

"Thirrja u bë më 18 shtator, para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së", njoftoi zyra e Melonit.

Qeveria italiane nuk e komentoi përmbajtjen e thirrjes.

Dyshja ruse, të cilët konsiderohen të afërt me qeverinë e Presidentit Vladimir Putin, i mashtruan edhe ish-ministrin britanik të Mbrojtjes Ben Valas dhe ish-prefekten e Berlinit Franciska Gifi.

Për bisedën me Merkelin, njëri prej të dyve u paraqit si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko. qa/

 Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR