• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Meloni pas takimit me Ramën: Do të ndërtojmë qendër pranimi për emigrantë në portin e Shëngjinit

Meloni pas takimit me Ramën: Do të ndërtojmë qendër pranimi për emigrantë në portin e Shëngjinit

Tiranë, 6 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni paralajmëroi se në qytetin bregdetar Shëngjin do të ndërtohet qendër pranimi për emigrantë, e cila pritet të hapet pranverën e ardhshme. 

Këtë, siç tha ajo, pas marrëveshjes për bashkëpunim për emigrantët mes të dyja vendeve, që sot e kanë nënshkruar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili është për vizitë në Romë. 

Duke u ndalur te bashkëpunimi i mirë dypalësh, theksoi se tashmë "ky bashkëpunim po bëhet edhe më i frytshëm", ndërsa shtoi se një muaj më parë në një takim që patën me Ramën, u diskutua për nismën që lidhet me migracionin për të ndërmarrë nisma të përbashkëta.

"Ju nuk mund ta luftoni këtë fenomen vetëm. Ne punuam së bashku për të forcuar bashkëpunimin dhe vendosëm tre objektiva, lufta kundër tregtisë së paligjshme, jo vetëm pranimi i refugjatëve, Shqipëria do të japë mbështetjen e saj, ndërsa Italia mund të punojë me financat për të bërë këtë lloj përzgjedhjeje. Refugjatët do të qëndrojnë në këto territore dhe do të përzgjidhen. Për nga popullsia kemi 3.000 banorë, sipas një regjimi të caktuar. Ky fluks mund të arrijë deri në 36 mijë persona dhe kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet e ndjeshme. Në Shëngjin, do të ndërtohet qendër pranimi dhe shqyrtimi dhe do të ketë një strukturë tjetër, ndërsa pjesa shqiptare do të merret me kontroll dhe vëzhgim dhe do të funksionojë pranverën e ardhshme", deklaroi Meloni, transmeton agjencia Balkanueb.

Në lidhje me marrëveshjen me Italinë për përballjen me emigrantët, Rama ka vlerësuar se kjo është arritje e madhe. 

Ndër të tjera ai shtoi se nuk do të mund ta nënshkruante një marrëveshje të tillë me asnjë vend tjetër të BE-së, por Italia bën përjashtim "për vetë faktin se gjithçka bëri për shqiptarët gjatë eksodit të viteve 90-ta”.

"Nuk besoj se nuk do të mundemi në vitet në vijim të parashikojmë vitet që mund të kemi para nesh për të paguar borxhin që ndjejmë ndaj Italisë dhe popullit të Italisë për atë që ata kanë bërë për ne, që nga dita kur arritëm në këtë anë të bregut. Sa herë që të telefonojë Italia, Shqipëria do të përgjigjet", theksoi Rama.

Meloni gjithashtu e ka shprehur mbështetjen e fuqishme të vendit të saj për rrugën e integrimeve evropiane të Shqipërisë. fc/

Fotografia: Faqja në Fejsbuk e Ramës

QËNDRONI TË LIDHUR