• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Meloni për pasdite paralajmëroi takim onlajn të G7-ës për krizën në Lindjen e Mesme

Meloni për pasdite paralajmëroi takim onlajn të G7-ës për krizën në Lindjen e Mesme

Romë, 2 tetor 2024 (MIA) - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni sot deklaroi se vendi i saj do të jetë nikoqir i takimit të G7-të ku temë do të jetë kriza në Lindjen e Mesme.

Meloni sot i tha kabinetit të saj se është "thellësisht e shqetësuar" për shkak zhvillimeve të fundit, duke përfshirë sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit dhe paqëndrueshmërinë në rritje në Liban, kumtoi kabineti i saj, transmeton agjencia e lajmeve Ansa e Italisë.

Takimi i G7-ës do të zhvillohet siç është paralajmëruar, pasdite përmes video lidhjes.

Garda revolucionare e Iranit mbrëmë publikoi se kishte lëshuar më shumë se 100 raketa ndaj Izraelit si përgjigje e vrasjes së fundit të liderit politik të Hamasit, Ismail Hanije, liderit të Hezbollahut Hasan Nasralla dhe zëvendëskomandantit operacional të Gardës revolucionare të Iranit, Abas Nilforushan.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, pas sulmit raketor iranian deklaroi se Irani ka bërë një "gabim të madh" dhe se do të "paguajë për këtë". rq/

Foto: ANSA

QËNDRONI TË LIDHUR