• e enjte, 26 dhjetor 2024

Meloni: Nuk do të lejoj që Italia të bëhet "kamp evropian i refugjatëve"

Meloni: Nuk do të lejoj që Italia të bëhet

Romë, 20 shtator 2023 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni deklaroi në Nju-Jork se nuk do të lejojë që Italia të bëhet "kamp evropian i refugjatëve". 

Meloni, e cila merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha se fluksi i rritur i emigrantëve në ishullin Lampeduza e vendosi Italinë nën "presion të paqëndrueshëm".

Meloni i hodhi poshtë kritikat për memorandumin për mirëkuptim të cilin BE-ja e nënshkroi me Tunizinë që t'i parandalojë kontrabanduesit që t'i shfrytëzojnë brigjet e Tunizisë për nisje të anijeve përmes Mesdheut dhe theksoi se marrëveshja duhet të zbatohet. 

Kryeministrja, e cila kishte rol kyç në arritjen e asaj marrëveshje, tha se marrëveshje të ngjashme duhet të arrihen edhe me vende të tjera. 

Kryeministrja italiane theksoi se tani është e interesuar të shohë se si solidariteti të cilin e tregojnë shumë vende në lidhje me situatën e emigrantëve në Itali do të shndërrohet në veprime konkrete. 

Qeveria italiane miratoi masa të hënën në përpjekje që ta ulë fluksin e emigrantëve, pasi një numër rekord i tyre, rreth 11.600, mbërritën në ishullin italian Lampeduza javën e kaluar. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR