• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Meloni nga COP29 në Baku: Na nevojitet qasje pragmetike drejtë ndryshimeve klimatike

Meloni nga COP29 në Baku: Na nevojitet qasje pragmetike drejtë ndryshimeve klimatike

 Baku, 13 nëntor 2024 (MIA) - Italia dëshiron të vazhdojë të punojë në "pjesën e saj" nga puna e luftës kundër ndryshimeve klimatike, por është e nevojshme një qasje pragmatike për mbrojtjen e mjedisit, deklaroi sot kryeministrja italiane Xhorxha Meloni në fjalimin e saj në samitin COP29 në Azerbajxhan. 

"Na nevojitet një miks i balancuar për ta favorizuar procesin e tranzicionit. Duhet t'i shfrytëzojmë të gjitha tekologjitë e disponueshme", tha Meloni në Baku, raporton ANSA. 

Ajo theksoi se në konferencën klimatike COP28 në Dubai në janar u vendosën "qëllime ambicioze". 

"Për arritjen e këtyre qëllimeve na nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve, përfshirë edhe emetuesit kryesorë të gazrave të dëmshëm, dhe mbështetjen adekuate financiare. Puna drejt një kompromisi të kënaqshëm kërkon ndarjen e përgjegjësive dhe tejkalimin e ndarjeve midis vendeve të zhvilluara dhe ekonomive në zhvillim", tha kryeministrja italiane nga foltorja. 

Meloni theksoi se Italia tashmë ndan mbi katër miliard; euro fonde të caktuara për Afrikën nga buxheti i fondit të klimës, si dhe do të vazhdojë ta mbështesë iniciativën siç janë Fondi i Gjelbër i Klimës dhe Fondi për Dëmtime.

Kryeministrja theksoi se dekarbonizimi është prioritet, por edhe se është e nevojshme të merret parasysh qëndrueshmëria e "sistemeve prodhuese dhe sociale". 

Meloni theksoi se të gjithë "duhet të kenë vizion real" dhe bëri thirrje për proces të balancuar tranzicioni. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR