Meloni mori kërcënime me vdekje për shkak të marrëveshjes për emigrantët me Shqipërinë
- Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni deklaroi se ka marrë kërcënime me vdekje nga trafikantët me njerëz për shkak të marrëveshjes së emigrantëve me Shqipërinë, njoftuan sot mediat italiane.
- Post By Fami Bajrami
- 12:08, 31 tetor, 2024
Romë, 31 tetor 2024 (MIA) - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni deklaroi se ka marrë kërcënime me vdekje nga trafikantët me njerëz për shkak të marrëveshjes së emigrantëve me Shqipërinë, njoftuan sot mediat italiane.
Meloni i mbrëmjen e djeshme për televizionin Rai1 deklaroi se mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes me Shqipërinë, sepse ajo është "zgjidhje efikase për menaxhimin e fluksit të emigrantëve".
"Kërcënimet e para me vdekje erdhën sepse firmosa protokoll bashkëpunimi me Shqipërinë për emigracionin. Do të bëj gjithçka që ky bashkëpunim të sjellë rezultate të dukshme", tha Meloni.
Qëllimi i qeverisë italiane, sipas saj është që qendrat e emigrantëve në Shqipëri të funksionojnë në mënyrë që respektojnë të drejtën ndërkombëtare, por paralajmëroi se qendrat do të “krijojnë probleme serioze" për trafikantët me njerëz të cilët dhe e kërcënonin me vdekje.
Siç ka thënë ajo, vendimi i gjykatës së Bolonjës për t'i kërkuar gjykatës së BE-së të anulojë dekretin e qeverisë romake për vendet e sigurta për emigrantët "më shumë ngjan si një pamflet propagandistik se sa një dokument gjyqësor". Ajo konkludoi se këto sulme dhe kundërshtimi i opozitës në Bruksel janë “reagim agresiv" ndaj siç theksoi, "funksionimin e strategjisë së Qeverisë italiane".
Meloni shtoi se pavarësisht kundërshtimeve, arritjet janë ulur për 60 për qind, përderisa riatdhesimi është rritur për 30 për qind. Pasi që grupi i parë i emigrantëve u transferua nga Italia në qendrat e migracionit në Shqipëri, të përfshira në marrëveshjen Romë-Tiranë, me vendim të gjykatës në Romë ata u kthyen në Itali. rq/
Foto: arkivi i MIA-s