• e martë, 24 dhjetor 2024

Meloni mbërriti në Bejrut

Meloni mbërriti në Bejrut

Bejrut, 18 tetor 2024 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni mbërriti sot në Bejrut, shefja e parë e shtetit ose qeverisë që e vizitoi Libanin pas intensifikimit të sulmeve ndaj vendit nga fundi i shtatorit.

Meloni vendi i të cilës luan rol udhëheqës në misionin paqësor të KB-së në Liban (UNIFIL) dhe është gjithashtu kryesuese e radhës së G7, në aeroportin Rafik Hariri në Bejrut e priti homologu i saj libanez Naxhib Mikati.

Sipas burimeve italiane, Meloni u takua me komandantin italian të misionit ushtarak italian në Liban (MIBIL), që siguron mbështetje materiale dhe trajnim të armatës libiane.

Javën e kaluar INIFIL, i cili ka 10.000 paqësorë, akuzoi trupat izraelite për granatim të "vazhdueshëm" dhe të "qëllimshëm" të objektivave të tyre. Sipas UNIFIL, pesë paqësorë u lënduan, ndërsa pozitat e misionit pësuan "dëm të madh".

Meloni mbërriti në Bejrut nga Jordani, ku u takua me mbretin Abdulla i Dytë, me të cilin diskutoi "përpjekjet e përbashkëta që synojnë një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelite", thuhet në kumtesën e kabinetit të saj.

Sipas burimit të njejtë, të dy liderët e konfirmuan nevojën e "procesit politik dhe çon në zgjidhjen e themeluar në ekzistimin e dy shteteve". sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR