• e enjte, 26 dhjetor 2024

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë mund të jetë shembull për vendet tjera

Meloni:  Marrëveshja me Shqipërinë mund të jetë shembull për vendet tjera

Tiranë, 17 nëntor 2023 (MIA) -  Marrëveshja e arritur në fillim të këtij muaji mes Italisë dhe Shqipërisë për ndërtimin e qendrave të emigrantëve të cilët vijnë nga bregu i detit mund të shërbejnë si një plan për vendet tjera të BE-së, ka deklaruar sot kryeministrja italiane Xhorxha Meloni.

"Sa i përket marrëveshjes sonë me Shqipërinë, mendoj se është një marrëveshje shumë inovatore dhe shumë e zgjuar të cilën partnerët e tjerë evropianë e presin me shumë interes. Mendoj se ky mund të jetë një shembull që vendet e tjera mund të ndjekin, veçanërisht nëse funksionon mirë", tha Meloni gjatë vizitës së saj në Kroaci, raporton euroneës.al.

Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me 6 nëntor kanë publikuar një skemë të re që Italia të përpiqet të reduktojë numrin e emigrantëve duke ndërtuar dy qendra të pritjes në Shqipëri të cilat do të hapen pranverën e ardhshme.

Plani menjëherë është kritikuar nga ekspertët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut duke vlerësuar se shkel të drejtat e njeriut.

Euro komisarja për Punë të Brendshme dhe Migracion, Ilva Johanson, para dy ditësh tha se marrëveshja italiano-shqiptare për kampet e pranimit nuk shkel ligjin për të drejtën e BE-së.

Një grup nga 29 organizata të fokusuara mes tjerash për të drejtat e njeriut i drejtuan një letër të hapur qeverisë shqiptare duke kërkuar tërheqjen e vendit nga marrëveshja me Italinë për refugjatët, ndërsa shprehën shqetësimin se marrëveshja çon në shkeljen e të drejtave të njeriut dhe burgosje të paligjshme.

Mirëpo, Qeveria shqiptare ka miratuar veçmë marrëveshjen dhe është dorëzuar në Kuvend për ratifikim. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR