• e enjte, 26 dhjetor 2024

Meloni e siguroi Zelenskin se do të vazhdojë mbështetja e G7 për Kievin

Meloni e siguroi Zelenskin se do të vazhdojë mbështetja  e G7 për Kievin

 Romë, 5 janar 2024 (MIA)  -  Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni e siguroi presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin se do të vazhdojë mbështetja e G7 për Ukrainën, njoftoi DPA.

Sipas mediave italiane, Meloni në një bisedë telefonike  i ka thënë Zelenskit  se agresioni rus ndaj  Ukrainës do të jetë në fokus të presidencës italiane të G7. 

Italia që nga fillimi i këtij viti është kryesuese e G7. 

 Zelenski i shprehu falënderim  Melonit për mbështetjen e saj, përfshirë edhe dëshirën e Ukrainës për t'iu bashkuar BE-së. Gjatë bisedës, ai ka dhënë edhe informacione për sulmet e fundit ruse, poblikoi presidenti ukrainas  në platformën sociale "X".

"I jam mirënjohës Italisë dhe personalisht Xhorxhës për gatishmërinë e tyre që të vazhdojnë  ta forcojnë mburojën ajrore të Ukrainës", ka shkruar  Zelenski. 

 "Mbrojtja ajrore shtesë shpëton jetë dhe e ruan ekzistencën normale në qytetet tona", shtoi ai.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR