• e enjte, 26 dhjetor 2024

Meloni dhe Fon der Lajeni në Lampeduza u bënë thirrje partnerëve evropianë për solidaritet

Meloni dhe Fon der Lajeni në Lampeduza u bënë thirrje partnerëve evropianë për solidaritet

Romë, 17 shtator 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni dhe kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni sot nga Lampeduza u bëri thirrje partnerëve evropianë që ta ndihmojnë Italinë në menaxhimin e flukseve të migrimit nga Afrika e Veriut dhe të pranojë një pjesë të emigrantëve të cilët e kanë kaluar Detin Mesdhe.

"Këtu është në pikëpyetje e ardhmja që Evropa dëshiron për vete, sepse e ardhmja e Evropës varet nga aftësia e saj që të përballet sfida të mëdha", deklaroi Meloni në Lampeduza, ku çdo verë mbërrijnë dhjetëra mijëra emigrantë. 

 Fon der Lajeni tha se "imigrimi i parregullt është një sfidë evropiane që kërkon një përgjigje evropiane".

Ajo u bëri apel “vendeve anëtare t'i pranojnë” vullnetarisht emigrantët që mbërrijnë në Itali. 

 Meloni u vuri në dukje partnerëve evropianë për mungesën e solidaritetit ndaj Italisë, e cila që nga fillimi i vitit ka pranuar pothuajse 130 mijë emigrantë në territorin e saj.

 Fon der Lajeni dhe Meloni sot e vizituan Qendrën e Pranimit, ndërsa më pas portin e Lampeduzas, ku janë ankoruar dhjetëra varka të improvizuara në të cilat ngjiten emigrantët në rrugën e tyre për në Evropë.

Foto: EPA

 

 

 

 


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR