• e shtunë, 23 nëntor 2024

Meloni: Është herët të flitet për një mandat të dytë të Ursula fon der Lajenit në krye të KE-së

Meloni: Është herët të flitet për një mandat të dytë të Ursula fon der Lajenit në krye të KE-së

Romë, 10 qershor 2024 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni sot deklaroi se është herët të flitet për një mandat të dytë të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

"Ende po mbledhim të dhëna për të kuptuar shumicën, por ka ende një shumicë që mbështeti Ursulan, por edhe partitë që nuk bëjnë pjesë në këtë shumicë po rriten", tha Meloni duke folur për radion italiane RTL për rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian (PE).

Ajo shtoi se rezultatet e zgjedhjeve tregojnë kërkesën e qytetarëve që BE-ja t'i kushtojë më shumë vëmendje të djathtës dhe se Italia do të luajë një rol kyç në Evropë. Meloni vlerëson se suksesi zgjedhor i Marin Le Pen në Francë është shumë i rëndësishëm dhe se tregon për ngjarjet në Francë dhe vendet e tjera evropiane.

"Mendoj se ne kemi nevojë për një Evropë që është më e aftë të dëgjojë qytetarët e saj, që ndërhyn më pak në jetën e tyre, por që merret me çështjet e mëdha që janë nën juridiksionin e saj", theksoi Meloni. 

Partia e saj “Vëllezërit e Italisë” fitoi 28,85 për qind të votave në zgjedhjet e PE-së, ndërsa në vend të dytë është Partia demokratike e majta opozitare me 24,04 për qind, tregojnë të dhënat. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR