• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Melania Tramp në X: Do ta mbrojmë zemrën e republikës sonë, lirinë

Melania Tramp në X: Do ta mbrojmë zemrën e republikës sonë, lirinë

Uashington, 7 nëntor 2024 (MIA) - Zonja e parë e ardhshme e SHBA-së, Melania Tramp pas fitores së bashkëshortit të saj, Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale në SHBA deklaroi se shumica e amerikanëve ua besuan "këtë përgjegjësi të rëndësishme". 

"Do ta mbrojmë zemrën e republikës sonë, lirinë. Pres që qytetarët e vendit tonë sërish do t'i përkushtohen njëri-tjetrit dhe do të ngriten mbi ideologjinë për shkak të lirisë individuale, prosperitetit ekonomik dhe sigurisë", shkroi Melania Tramp në platformën X.

Ajo shtoi se beson se "energjia, shkathtësia dhe nisma amerikane do t'i bashkojnë mendjet më të mira" për ta avancuar kombin amerikan.

Republikani DOnald Tramp e mposhti kandidaten demokrate, Kamala Haris në zgjedhjet presidenciale në SHBA të martën, pasi që i fitoi 270 votat elektorale.

Sipas projektimeve më të reja të AP-së, Trampi ka fituar 295 vota elektorale, ndërsa Kamala Haris 226. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR