• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mekanizmi për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor miratohet në fazën përfundimtare

Mekanizmi për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor miratohet në fazën përfundimtare

 Bruksel, 7 maj 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së sot në instancën e fundit e miratoi Rregulloren për formimin e Mekanizmit për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, me çfarë që të hyjë në fuqi  mbetet edhe publikimi i saj në Gazetën Zyrtare të Unioni, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Mekanizmi përfaqëson një instrument të ri financiar për realizimin e Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian. Me fondet nga Mekanizmi duhet të mbështeten reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me rrugën e tyre të hyrjes në BE, si dhe të nxitet rritja ekonomike në rajon. Instrumenti është paraparë për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 dhe pritet  për gjashtë partnerët e BE-së nga Ballkani Perëndimor të sigurojë dy miliardë euro grante dhe katër miliardë euro kredi në kushte të favorshme. 

 Qëllimi kryesor i instrumentit është të mbështesë harmonizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me vlerat, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, lidhur me anëtarësimin e ardhshëm në Union, si dhe integrimin progresiv të tyre në tregun e vetëm evropian dhe sigurimin e lidhjes social-ekonomike me bllokun.

Përmes Mekanizimit do të mbështeten një sërë reformash socio-ekonomike dhe themelor, duke përfshirë ato që lidhen me sundimin e së drejtës dhe të drejtat themelore të njeriut. 

Që të mund të marrë mbështetje financiare nga Mekanizmi, çdo vend në rajon duhet të përgatisë një agjendë reformash në të cilën do t'i nënvizojë reformat që planifikon t'i ndërmarrë për t'i arritur qëllimet e Planit. Si qëllim i veçantë është theksuar edhe ndërmarrja e masave, që do të kontribuonin për "harmonizimin progresiv dhe të vazhdueshëm me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së".  

 Konsultimet mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me agjendat e reformave janë në vazhdim dhe pritet që ato të miratohen në fillim të verës, pas së cilës do të pasonin pagesat e para të fondeve nga Mekanizmi.

Ndryshe, krahas në korniza  të Mekanizmit, mbështetje për realizimin e Planit për rritje do të sigurohet edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (VBIF) në formë të granteve dhe kredive për investime në projekte infrastrukturore në një vlerë deri në 3. miliardë euro, si dhe nëpërmjet kredive drejtpërdrejt  të paguara në buxhetet e vendeve të rajonit që të përshpejtohet rritja mbi bazë të reformave kyçe social-ekonomike, gjithashtu, në një vlerë deri në 3 miliardë euro. 

 Është paraparë pagesat të bëhen dy herë në vit, me kusht që vendet e rajonit t'i përmbushin kushtet cilësore dhe sasiore të përcaktuara në agjendat e reformës. Në rast se shumica e kushteve të mbështetjes nuk plotësohen, BE-ja mund të vendosë të ndalojë pagesën e fondeve

 Parakushtet e përgjithshme për mbështetjen nga ana e BE-së në kuadër të Mekanizmit janë vazhdimi  i mbështetjes dhe respektimi i mekanizmave efektivë demokratikë, duke përfshirë sistem parlamentar shumëpartiak, zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, pluralizmin e medias, gjyqësor të pavarur dhe sundim të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat të personave që u përkasin pakicave.

 Për Serbinë dhe Kosovën si parakusht shtesë është arritja e progresit të matshëm dhe rezultateve të dukshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe implementim të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të saj dhe nga të gjitha marrëveshjet e mëparshme të arritura në kuadër të dialogut, si dhe të fillojnë negociata për Marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Që të rritet transparenca e shpenzimit të fondeve, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të formojnë një ueb portal ku do të publikohen të dhëna të përditësuara për marrësit përfundimtarë  të cilët nga Mekanizmi për një periudhë pre katër vitesh do të marrin gjithsej të paktën 50.000 euro. 

 Pas miratimit nga ana e Këshillit të BE-së, Rregullorja për formimin e Mekanizmit për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor tani duhet të publikohet në Gazetën Zyrtare të Unionit, pas së cilës do të hyjë në fuqi ditën e nesërme.

Pas hyrjes në fuqi të Rregullores, Komisioni Evropian zyrtarisht do t'u dërgojë ftesa vendeve të Ballkanit Perëndimor që t'i dorëzojnë agjendat e tyre reformuese me reformat që planifikojnë t'i zbatojnë në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027, me çfarë fillon funksionimi praktik i Mekanizmit. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR