Mekalister është rizgjedhur për kryetar të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlemantit Evropian
- Deputeti i Parlamentit Evropian (PE), Dejvid Mekalister sot është rizgjedhur kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së (AFET).
- Post By Fami Bajrami
- 11:02, 23 korrik, 2024
Bruksel, 23 korrik 2024 (MIA) - Deputeti i Parlamentit Evropian (PE), Dejvid Mekalister sot është rizgjedhur kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së (AFET).
Mekalister ishte kandidati i vetëm për atë funksion, i zgjedhur unanimisht. Pas përfundimit të votimit, ai potencoi se deputetët e nisin mandatin e tyre në një kohë të tensioneve në rritje gjeopolitike dhe tha se gjatë punës së konvokimit të ri të PE-së, ata do të vazhdojnë ta theksojnë fqinjësinë e afërt të BE-së dhe partnerët në Ballkanin Perëndimor.
"Ne duhet të mbajmë marrëdhënie të fuqishme transatlantike, pa dallim se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë pas janarit. Duhet ta ndalim Rusinë agresive dhe të rrisim më tej mbështetjen humanitare, ekonomike, financiare dhe ushtarake për Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes dhe anëtarësimit në BE dhe NATO", tha Mekalister. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s