• e enjte, 26 dhjetor 2024

Medvedev: Zelenski e pranoi se dy operacionet e para "Majdan" ishin grusht shtet

Medvedev: Zelenski e pranoi se dy operacionet e para

Moskë, 17 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i Këshillit për Siguri të Rusisë, Dmitrij Medvedev sot deklaroi se vetë emri i operacionit "Majdan-3" për të cilin lideri ukrainas Vollodimir Zelenski e akuzoi Rusinë se e përgatit, do të thotë njohje e Kievit se dy operacionet e para Majdan ishin grusht shtet.

"Shefi i Banderostanit tha se Rusia përgatit operacionin "Majdan-3" në Kiev për ta mënjanuar. Mallkuar..I ngatërroi të gjitha letrat. Ajo që vlen të përmendet është se vetë emri i planit "Majdan-3" do të thotë njohje nga Kievi se dy Majdanët e parë nuk ishin asgjë më shumë se grusht shtet", shënoi Medvedev në rrjetin social VKontakte, transmeton RIA Novosti.

Paraprakisht Blumberg publikoi se Zelenski ka frikë se në Ukrainë përgatitet "Mejdan" i ri. Ai e akuzoi Rusinë se bën përpjekje për "kaos" dhe të organizojë fushatë për dezinformata "Majdan 3" për ta larguar nga funksioni. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR