• e enjte, 26 dhjetor 2024

Medvedev: Sulmi me dron mbi Kremlinin do të çojë drejt eskalimit të përplasjes në Ukrainë

Medvedev: Sulmi me dron mbi Kremlinin do të çojë drejt eskalimit të përplasjes në Ukrainë

Moskë, 4 maj 2023 (MIA) - Sulmi i Kievit me dron mbi Kremlinin, i kryesuar nga SHBA-ja dhe i miratuar na udhëheqësia e BE-së do të çojë drejt eskalimit të konfliktit, deklaroi sot zëvendëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitrij Medvedev.

"Diplomati i lartë i Bashkimit Evropian, Zhozep Borell, u prononcua kundër sulmit mbi Kremlinin për shkak të eskalimit të mundshëm të mëtejmë të konfliktit. Sulmi terrorist që e kryen autoritetet në Kiev, të kryesuara nga SHBA-ja dhe të miratuara nga udhëheqësia e BE-së, duhet ta eskalojë konfliktin. Pikërisht këtë e dëshiron Uashingtoni dhe shumë të tjerë në Bruksel", shkroi Medvedev.

Shërbimi për shtyp i presidentit rus paraprakisht publikoi se Kievi ka tentuar me drone ta sulmojë rezidencën e shefit të shtetit, Vlladimir Putin në Kremlin gjatë ditës së djeshme në orët e hershme të mëngjesit.

Shërbimet ushtarake dhe të inteligjencës ruse menjëherë i rrëzuan dy fluturaket pa pilotë që ishin drejtuar në drejtim të Kremlinit.

Presidenti Putin nuk është i lënduar edhe sot vazhdoi me aktivitetet e tij të rregullta.

Kremlini këtë incident e konsideron si sulm terrorist me paramendim dhe përpjekje për atentat ndaj presidentit.

Rusia e ruan të drejtën të ndërmarrë çfarëdo masash hakmarrëse që i konsideron të domosdoshme, përkujtojnë mediat ruse.

QËNDRONI TË LIDHUR