• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Medvedev: Politikanët evropianë dëshirojnë eskalimin e konfliktit ukrainas pas fitores së Trampit

Medvedev: Politikanët evropianë dëshirojnë eskalimin e konfliktit ukrainas pas fitores së Trampit

Moskë, 12 nëntor 2024 (MIA) - Ish presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedev sot i akuzoi liderët evropian se po kërkojnë eskalim të rrezikshëm të konfliktit në Ukrainë pas rizgjedhjes së ish presidentit amerikan, Donald Tramp. 

Medvedev, aktualisht si zyrtarë i lartë i sigurisë, ka shkruar në Telegram se politikanët evropian kanë për qëllim "të nxisin konfliktin me Rusinë në një fazë të pakthyeshme" dhe paralajmëroi se Kievit nuk duhet t'i lejohet të shfrytëzojë raketa me rreze të gjatë veprimi për të goditur caqet e Rusisë.

Medvedev i hodhi poshtë, siç i quajti "ultimatumet" e liderit opozitar të Gjermanisë dhe kancelarit të mundshëm të ardhshëm, Fridrih Merc për përdorimin e armëve nga Ukraina si retorikë në fushatë. 

Presidenti francez, Emanuel Makron dhe kryeministri britanik, Kur Starmer dje e konfirmuan mbështetjen e tyre për Kievin gjatë bisedimeve në Paris, ndërsa ministri francez i Punëve të Jashtme i bëri thirrje aleatëve ukrainas të mos paragjykojnë se si Trampi do ta zgjidhë konfliktin.

"Në përgjithësi është e befasishme shkalla në të cilën gjenerata aktuale e politikanëve evropianë dëshiron ta sjellë luftën në territorin e vet”, tha Medvedev. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR