• e enjte, 26 dhjetor 2024

Medvedev: Për shkak të dërgesës të armëve më të avancuara amerikane do të digjet e gjithë Ukraina

Medvedev: Për shkak të dërgesës të armëve më të avancuara amerikane do të digjet e gjithë Ukraina

Moskë, 4 shkurt 2023 (MIA) - Ish-presidenti rus Dmitri Medvedev ka thënë se dërgimi i armëve më të avancuara amerikane në Ukrainë vetëm do të provokojë sulme të mëtejshme nga Rusia dhe mund të aktivizojë doktrinën bërthamore të Rusisë.

"Do të digjet e gjithë Ukraina, e cila mbetet nën pushtetin e Kievit", tha Medvedev në një intervistë me shkrim me gazetaren Nadana Friedrihson në kanalin e saj Telegram.

I pyetur si zëvendëskryetar i Këshillit rus të Sigurisë dhe një nga "skifterët" më të shquar pas pushtimit rus të Ukrainës nëse përdorimi i armëve me rreze më të mëdha veprimi mund ta detyrojë Rusinë të negociojë me Kievin, Medvedev tha se "rezultati do të jetë pikërisht i kundërt".

“Këtë mund ta pretendojnë vetëm frikacakët moralë, nga të cilët ka mjaft në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kapitol”, shtoi ai.

Pentagoni njoftoi dje se raketa e re me dyfishin e rrezes së veprimi të mëparshme është pjesë e paketës së ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën me vlerë prej 2.175 miliardë dollarë.

I pyetur se çfarë mund të ndodhë nëse Ukraina përdor armët e premtuara nga Uashingtoni për të sulmuar Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, ose për të goditur më thellë në Rusi, Medvedev tha se Putini e kishte bërë të qartë këtë çështje.

"Ju bind se përgjigjja do të jetë e shpejtë, e fuqishme dhe bindëse", shtoi ai. mb.

QËNDRONI TË LIDHUR