• e diel, 06 tetor 2024

Medvedev: Në qershor numri i ushtarëve të rekrutuar u rrit në 1400 njerëz në ditë

Medvedev: Në qershor numri i ushtarëve të rekrutuar u rrit në 1400 njerëz në ditë

Moskë, 4 korrik 2023 (MIA) – Zëvendëskryetari i Këshillit për siguri të Rusisë, Dmitri Medvedev, njoftoi sot se në qershor numri i rekrutëve në Forcat e Armatosura ruse është rritur në 1400 persona në ditë.

"Vetëm në javën e fundit, pothuajse 10 mijë persona nënshkruan një kontratë me forcat e armatosura të Rusisë", tha Medvedev, raportojnë mediat ruse.

Sipas tij, nga 1 janari deri më 4 korrik të këtij viti, në radhët e forcave të armatosura ruse u rekrutuan më shumë se 185.000 njerëz, nga të cilët 109.000 ishin në rezervë. Medvedev tha se "përpjekja për rebelim të armatosur nuk e ndryshoi qëndrimin e qytetarëve ndaj shërbimit kontraktor në zonën e operacioneve speciale ushtarake". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR