Medvedev: Biseda e përgjuar tregon se Gjermania po përgatitet për luftë me Rusinë
- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedevi, sot vlerësoi se biseda e përgjuar e oficerëve të Bundesverit për një sulm të mundshëm në urën e Krimesë, tregon se Gjermania po përgatitet për luftë me Rusinë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:37, 3 mars, 2024
Moskë, 3 mars 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedevi, sot vlerësoi se biseda e përgjuar e oficerëve të Bundesverit për një sulm të mundshëm në urën e Krimesë, tregon se Gjermania po përgatitet për luftë me Rusinë.
"Përpjekjet që biseda e oficerëve të Bundesverit të tregojë si lojë me raketa dhe tanke është një gënjeshtër keqdashëse. Gjermania po përgatitet për luftë me Rusinë", tha ai në kanalin e tij Telegram.
Sipas tij, askush nuk e di nëse lidershipi politik i Gjermanisë dhe vetë kancelari Olaf Sholc e kanë ditur për bisedën mes oficerëve gjermanë lidhur me sulmin në urën në Krime.
"Megjithatë,madje edhe të mos e dinin, ka pasur shumë raste në histori kur ushtria ka vendosur të fillojë vetë luftëra ose ka stimulouar nisma të tilla", shtoi politikani rus.
Kanali shtetëror rus RT të premten publikoi një regjistrim audio të një bisede afërsisht 30-minutëshe në të cilën, siç publikuan mediat, dëgjohen katër oficerë të Bundesverit si bisedojnë olr mundësitë teknike të raketës së lundrimit "Taurus" dhe nëse këto raketa gjermane janë teknikisht të afta ta shkatërrojnë urën e Krimesë.
Ministria gjermane e Mbrojtjes e konfirmoi autenticitetin e regjistrimit të bisedës së brendshme të katër oficerëve të Bundesverir, ndërsa Zyra Federale për Kundërzbulimin Ushtarak i inicoi të gjitha masat e nevojshme.
Foto: Arkivi i MIA-s