• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mediumet izraelite: Delegacioni po kthehet nga Parisi me optimizëm të matur

Mediumet izraelite: Delegacioni po kthehet nga Parisi me optimizëm të matur

Jerusalem, 24 shkurt 2024 (MIA) - Delegacioni izraelit po kthehet nga bisedimet në Paris për armëpushimin, me optimizëm të matur se mund të arrihet marrëveshje për ndërprerje të përkohshme të luftimeve me Hamasin në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve izraelite dhe të huaja, lajmëruan mediumet izraelite, duke iu referuar një funksionari anonim.

Funksionari, deklaratën e të cilit e transmetojnë disa portale, thotë se është arritur "draft-marrëveshje" me Hamasin për ndërprerje të përkohshme të zjarrit në Gazë, kumtoi "Tajms of Izrael".

"Pati bisedime të mira, ka përparim të dukshëm. Kemi bazë për të ndërtuar plan dhe negociata, e cituan Kanal 12 deklaratën e funkionarit.

Burimi thotë se drafti së pari do të prezantohet për miratim në kabinetin ushtarak, e më pas edhe pjesës tjetër të qeverisë. Gazeta "Mariv" kumtoi se kabineti ushtarak do të takohet sonte për të dëgjuar lajme nga Parisi.

Faza e ardhshme e bisedimeve, sipas burimit, do të fokusohet në pyetjen qendrore për atë cilët pengje i mbajnë grupet militante në Gazë dhe cilët të burgosurit palestinezë do të lirohen si pjesë e ndërprerjes së zjarrit, si dhe hollësitë e kohëzgjatjes së ndërprerjes së zjarrit.

"Xherusalim Post", duke iu referuar dy burimeve të njohura me përmbajtjen e negociatave për armëpushimin, paraprakisht lajmëroi se gjatë takimit në Paris mes përfaqësuesve të SHBA-së, Izraelizt, Egjiptit dhe Katarit, është dakorduar draft-marrëveshje e re dhe e përditësuar për lirimin e pengjeve izraelite të cilët i mban Hamasi në Rripin e Gazës.

Butimet sqaruan se përparimi i arritur mund të mundësojë kalim të negocialatev për hollësitë e marrëveshjes, siç janë numri i identitetit të të burgosurve të cilët do të lirohen.

Ata gjithashtu thanë se kabineti ushtarak i Izraelit tani pret të marrë informata nga ekipi negociues dhe të vendosë për hapat e mëtutjeshëm, që mund të ndodhë që sonte. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR