• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mediat: Xhonsoni fshehtas e ka vizituar Venezuelën

Mediat: Xhonsoni fshehtas e ka vizituar Venezuelën

Londër, 10 mars 2024 (MIA) - Ish kryeministri britanik Boris Xhonson muajin e kaluar fshehtas ka udhëtuar në Venezuelë në bisedime jozyrtare me liderin e atij vendi Nikollas Maduro, njoftuan sot mediat britanike.

Sipas raporteve, Xhonson ka biseduar me Maduron për Rusinë dhe Ukrainën, edhe krahas asaj që Britania e Madhe nuk e pranon legjitimitetin e qeverisë së Maduros.

Thuhet se bisedimet mes Xhonsonit dhe Maduros për luftën në Ukrainë erdhën në kushte të shqetësimit mes qeverive perëndimore dhe bashkësisë së inteligjencës se Venezuela mund t'i dorëzojë armë ose ndihmë tjetër ushtrarake Rusisë. 

Xhonsoni dhe presidenti i Venezuelës kanë biseduar edhe për kushtet për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, duke pasur parasysh se Britania e Madhe nuk e pranon legjitimitetin e qeverisjes 11-vjeçare të Maduros.

Nga kabineti i ish kryeministrit britanik njoftuan se ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron ishte i njoftuar me vizitën  e Xhonsonit, ndërsa Xhonsoni për vizitën ka biseduar edhe me Kolin Dik, ambasadorin britanik në Venezuelë.

Një burim anonim nga Forin Ofis konfirmoi se Xhonsoni e ka informuar Kameronin për takimin me Maduron, duke thënë se bëhet fjalë për vizitë private dhe pasi ai nuk është takim zyrtar "nuk kërkohet leje". 

"Boris Xhonson u takua me përfaqësues të qeverisë së Venezuelës me dijeninë e ministrit britanik të punëve të jashtme për të theksuar nevojën që Venezuela të pranojë një proces të duhur demokratik. Ai e ka bërë të qartë disa herë se nuk mund të ketë kushte për normalizimin e marrëdhënieve derisa Venezuela të pranojë plotësisht demokracinë dhe respektimin e integritetit territorial të fqinjëve të saj", deklaroi zëdhënësi i Boris Xhonson.

Venezuela ka rezerva më të mëdha të naftës në botë, e mbështet presidentin rus Vladimir Putin dhe e akuzon NATO-n për pushtimin rus në Ukrainë, bëhet e ditur në tekst. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR