• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mediat suedeze pretendojnë se Andrej Plenkoviqi është një kandidat serioz për shef të NATO-s

Mediat suedeze pretendojnë se Andrej Plenkoviqi është një kandidat serioz për shef të NATO-s

Zagreb, 7 prill 2023 (MIA) - Mandati i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg  skadon më 30 shtator të këtij viti, ndërsa pritet emri i pasuesit të tij të bëhet i ditur deri në samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik.

Gazetat suedeze Aftonbladet dhe Dagbladet shkruajnë se vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore prej kohësh ndjehen të neglizhuara në shpërndarjen e pozitave kyçe në Bashkimin Evropian dhe NATO. 

Mediat theksojnë se tani po hapet hapësirë për presidentin aktual rumun Klaus Johanis, kryeministren e Estonisë Kaja Kalas dhe kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq. 

Por, mandati i presidentit rumun skadon madje në nëntor të vitit 2024, ndërsa Kallas konsiderohet tepër armiqësore ndaj Rusisë, që e vendos Plenkoviqin në pozitën e favorit nëse kërkohet sekretari i përgjithshëm i ardhshëm nga kjo pjesë e Evropës, transmeton 24sata.hr.

Opinioni suedez edhe deri tani e konsideronte Plenkoviqin si një nga liderët e Partisë Popullore Evropiane dhe një person me ndikim në Bashkimin Evropian. 

Mediat suedeze më tej spekulojnë  se për herë të parë në histori ndoshta udhëheqjen e NATO-s mund ta marrë një grua, por të tre kandidatët e përmendur kanë disa pengesa dhe mangësi. Një vit më parë si pasardhëse e Stoltenbergut  përmendej ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq. ar/

 Foto. Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR