• e enjte, 04 korrik 2024

Mediat: Presidenti palestinez Abas refuzoi të bisedojë me Bajdenin

Mediat: Presidenti palestinez Abas refuzoi të bisedojë me Bajdenin

Ramallah, 20 tetor 2023 (MIA) - Presidenti i i Administratës palestineze, Mahmud Abas refuzoi të bisedojë përmes telefonit me presidentin amerikan Xhozef Bajden gjatë vizitës së presidentit amerikan në Izrael në takim, publikoi këtë mëngjes televizioni izraelit Kan.

Duke cituar burime anonime palestineze në Ramallah, në Bregun Perëndimor, ku është selia e drejtorisë palestineze, TV Kan theksoi se administrata e Bajdenit është përpjekur të organizojë bisedë telefonike mes dy liderëve, por se Abasi e ka refuzuar kërkesën.

Megjithatë, ekipet e administratës amerikane dhe palestineze kanë mbetur në kontakt, edhe pse Abasi është shumë i zemëruar për shkak të mbështetjes amerikane për Izraelin në luftën kundër grupit militant palestinez Hamas dhe gjithashtu e anuloi takimin e pritur me Bajdenin dhe liderët arabë në samitin e paradokohshëm në Jordani. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR