• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mediat greke: Mickoski tri herë e quajti vendin e tij "Maqedoni"

Mediat greke: Mickoski tri herë e quajti vendin e tij

Athinë, 22 qershor 2024 (MIA) - Për përdorimin e emrit Maqedoni dhe atë siç shkruajnë "tri herë", mediat greke e vendosin theksin në theksin në tekstet për fjalimin në Kuvend të madatarit për Qeverinë e re Hristijan Mickoski, ndërsa një pjesë e portaleve informative komentojnë se bëhet fjalë për "provokim të ri",    raporton korrespondentja e  MIA-s nga Athina.

 Edicionet onlajn të mediave,  kryesisht e përcjellin lajmin e agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA nën titullin "Maqedonia e Veriut: Hristijan Mickoski  e ka quajtur vendin "Maqedoni" në ekspozenë si mandatar për Qeverinë e tij",     ndërsa në tekst është sqaruar se në Kuvend filloi seanca dyditore për zgjedhjen e Qeverisë "që do të udhëheqë VMRO-DPMNE e djathtë me kryeministër, liderin e kësaj partie Hristijan Mickoski". 

 

"Kryeministri i ardhshëm Hristijan Mickoski në ekspozenë për programin e Qeverisë që do ta udhëheqë, tri herë e quajti vendin "Maqedoni", pa e përdorë emrin kushtetues  të shtetit, shkruan  ANA-MPA, ndërsa përqendrohet edhe në pjesën e politikës së jashtme, duke raportuar se Mickoski "e përsëriri mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën, ndërsa përmendi se qeveria e tij do të kultivojë marrëdhënie të bashkëpunimit me vendet fqinje" 

 

Agjencia greke e lajmeve tha se deklarata e fundit e Mickoskit ishte "në inaugurimin e qeverisë së tij dhe do ta përdorë emrin e kushtetutës të shtetit".

 

 Teksti konkret është marrë nga pjesa tjetër e mediave në Greqi, të cilin e transmetojnë    me tituj të ndryshëm: "Provokim  i ri nga Mickoski: Sërish foli  për Maqedoninë"; "Provokim i ri: Kryeministri Mickoski tri herë e quajti  "Maqedoni" vendin e tij,  "Sërish provokon Mickoski: Sërish vendin e quan  "Maqedoni";  "Mickoski: Tri herë e quajti vendin e tij "Maqedoni" gjatë fjalimit në Kuvend".

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR