• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mediat greke mbi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale: Fitore e madhe e VMRO-DPMNE-së opozitare

Mediat greke mbi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale: Fitore e madhe e VMRO-DPMNE-së opozitare

Athinë, 25 prill 2024 (MIA) - Në fitoren e kandidates së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova në rrethin e parë dhe epërsinë e madhe që ajo mori në krahasim me presidentit aktual Stevo Pendarovski, theksin mediat greke e vendosin në shkrimet për zgjedhjet e djeshme presidenciale, njofton korrespodentja e MIA-s nga Athina.

"Maqedonia e Veriut: Fitore e pastër për kandidaten e VMRO-së në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale", "Maqedonia e Veriut: Fitore e madhe e VMRO-DPMNE-së opozitare në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale"; "Maqedonia e Veriut: epërsi e madhe e Siljanovskës në zgjedhjet presidenciale"; “Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut: Fitore e pastër e kandidates së opozitës VMRO-DPMNE në rrethin e parë", "Fitore e madhe e kandidates së VMRO-së për president në Maqedoninë e Veriut" "Maqedonia e V: Fitore e VMRO-DPMNE-së në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale", janë disa nga titujt në edicionet onlajn të mediave në Greqi.

Agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA, në fillim të tekstit, të cilin e kanë marrë pothuajse të gjitha mediat greke, shkruan se “kandidatja e partisë së djathtë opozitare VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska ka korrur një fitore të qartë në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, me dyfishin e përqindjes ndaj kundërshtarit të saj kryesor, kandidatit të Partisë (LSDM) në largim Stevo Pendarovski".

ANA-MPA transmeton rezultatet e zgjedhjeve dhe deklaratat e Siljanovskës dhe Pendarovskit mbrëmë vonë si dhe të liderëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

"Analistët politikë në Shkup komentojnë se elementi kryesor i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale është shkalla e fitores së kandidates së VMRO-DPMNE-së Siljanovska e cila i tejkaloi edhe parashikimet më optimiste të vetë partisë opozitare dhe është pothuajse e pamundur të ndryshohet në rrethin e dytë. Gjithashtu, vlerësojnë se rezultati i zgjedhjeve të djeshme dërgon mesazh "pakënaqësie" për Partinë Socialdemokrate në pushtet e cila pas largimit të Zoran Zaevit e ka humbur fuqinë. Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit LSDM-ja është në rrezik të pësojë një disfatë të madhe", shtojnë ata, shkruan agjencia greke e lajmeve.

Mediat në Greqi kujtojnë se pas dy javësh do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. rq/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR