• e martë, 24 dhjetor 2024

Mediat franceze: Tramp dëshiron që shpenzimet për rindërtim të Ukrainës t'i përballojë Bashkimi Evropian

Mediat franceze: Tramp dëshiron që shpenzimet për rindërtim të Ukrainës t'i përballojë Bashkimi Evropian

Paris, 13 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, dëshiron që shpenzimet e rindërtimit të Ukrainës të përballohen plotësisht nga Bashkimi Evropian, raporton botimi francez "Valeurs Actuelles".

"Sipas projektit republikan, i cili që të zbatohet nevojiten trilion euro, Bashkimi Evropian do të duhet ta financojë rinëdrtimin e Ukrainës", thuhet në botim.

Autorët e materialit theksuan gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fituar fonde të konsiderueshme nga prodhimi i armëve, ndërsa vendet evropiane pësuan humbje të mëdha. Sipas tyre, në çdo skenar pala amerikane do të jetë fituesja më e madhe. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR