• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mediat e Koresë së Veriut: Marrëveshja Moskë - Phenian parasheh ndihmë urgjente ushtarake në rast lufte

Mediat e Koresë së Veriut: Marrëveshja Moskë - Phenian parasheh ndihmë urgjente ushtarake në rast lufte

Phenian, 20 qershor 2024 (MIA) - Marrëveshja e re mes Rusisë dhe Koresë së Veriut kërkon nga të dy vendet t'i shfrytëzojnë të gjitha mjetet e disponueshme për ofrim të ndihmës urgjente ushtarake në rast të luftës, kumtuan sot mediumet shtetërore të Koresë së Veriut.

Marrëveshjen të cilën në takimin në Phenian e arritën liderët e dy vendve, Vlladimir Putin dhe Kim Xhong-un, mediumet e përsshkruajnë si "sendërtim i madh i marrëdhënieve bilaterale, që përfshin siguri, tregti, investime, lidhje kulturore dhe humanitare".

Analistët besojnë se marrëveshja e re mund ta shënojë lidhjen më të fuqishme mes Moskës dhe Phenianit që nga fundi i Luftës së Frohtë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) e thekson nenin 4 të marrëveshjes sipas të cilës nëse njëri vend sulmohet dhe është në gjendje lufte, tjetri vend menjlherë duhet t'i sistemojë "të gjitha resurset që i ka në dispozicion" në mënyrë që të sigurojë "ndihmë ushtarake dhe tjetër". Por, në të ceket edhe se aktivitetet e tilla duhet të jenë në pajtim me ligjet e të dy vendeve dhe me nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, i cili e njeh të drejtën e vendit-anëtar të KB-së për vetëmbrojtje.

Pas takimit me Putinin, Kim deklaroi se të dy vendet kanë "miqësi të zjarrtë" dhe se marrëveshja është "më e fuqishmja deri më tani", ndërsa raportet e tyre janë në nivel. Ai premtoi mbësshtetje të plotë për luftën ruse në Ukrainë.

Përderisa marrëveshja për Putinin është "dokument mbresëlënës", i cili i reflekton dëshirat e përbashkëta që marrëdhëniet të ngriten në nivel më të lartë.

Koreja e Veriut dhe BRSS në vitin 1961 nënshkruan marrëveshje, sipas të cilës, sipas ekspertëve, intervenimi ushtarak i Moskës ishte i domodoshëm nëse Koreja e Veriut sulmohet. Marrëveshka ishte hequr pas shpërbërjes së BRSS-së dhe ishte zëvendëssuar me marrëveshje të vitit 2000, e cila ofronte garanca më të dobëta sigurie. ab/

fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR